Panorama Sport (Albania)

Spahiu: Egnatia më superiore, Partizanin e shkurorëzo­jmë

“Këtu për trofe, do të përgatitem­i për ndeshjet teke”

- ISA HALILI

Sulmuesi: Me Laçin rikthehemi, ja pse refuzova ofertat

Egnatia do të mun dohet të lerë pas barazimin e hidhur në fund kundër Partizanit dhe do të synojë të rikthehet te fitorja në sfidën e radhës kundër Laçit. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Sebastjan Spahiu shprehet se goli i tij do të kishte tjetër vlerë nëse do të rezultonte me fitoren e Egnatias. Shkodrani shtoi se ekipi i tij kundër të kuqve tregoi forcën e saj dhe se do të luftojë për të dy trofetë deri në fund të sezonit.

Spahiu, shënuat një gol shumë të bukur, por që vlejti një pikë kundër Partizanit, si ndiheni?

E patëm vlerësuar maksimalis­ht sfidën me Partizanin dhe skuadra interpreto­i mjaft mirë ndeshjen. Pas një pjese të parë të ekuilibrua­r, në fraksionin e dytë ne dominuam të kuqtë në çdo aspekt, madje arritëm edhe të gjenim golin. Patëm raste për të shënuar edhe golin e qetësisë, por nuk ia dolëm dhe aty ku nuk pritej u ndëshkuam nga Partizani. Përtej golit të shënuar, ndihem i keqardhur që nuk arritëm 3 pikët duke bërë që finalizimi im të zhvlerësoh­et disi. Megjithatë barazimi në transfertë kundër kampionëve në fuqi nuk është fundi i botës, duhet të vijojmë me kokën lart edhe pse meritonim më shumë.

Festa e golit ishte veçantë, kujt ia dedikuat?

Të jem i sinqertë kisha ndjesi që do të shënoja kundër Partizanit dhe këtë ia kisha komunikuar edhe shokëve të skuadrës. E kisha menduar sesi do të festoja, por që nuk ishte një dedikim specifik për dikë. Keni luajtur si sulmues i djathtë në dy fazat e para, e aktualisht në rolin natyral si trekuartis­t, a është ky pozicioni ku i merrni maksimumin vetes?

Unë jam lojtar “10”, që kam dëshirë të kem hapësira për ti shfrytëzua­r. Natyrisht që si trekuartis­t ndihem mjaft mirë në fushën e lojës, por kam dëshmuar se kam qenë rezultativ edhe si sulmues i djathtë. Fakti që luaj me të dyja këmbët më bën të alternohem në disa pozicione në varësi të manovrës sulmuese. Për mua nuk ka rëndësi se ku luaj, unë jam në dispozicio­n të skuadrës dhe mundohem të

ndjek udhëzimet e trajnerit. Është profesor Tetova ai që e di më mirë këtë pjesë, për të na marrë maksimumin të gjithëve me qëllim për t’i shërbyer interesave të klubit.

Keni refuzuar oferta të majme në merkaton e janarit, pse kjo zgjedhje?

Kam insistuar për të luajtur me Egnatian dhe nuk mund të lë në mes projektin që kemi nisur. Kam firmosur me këtë klub pasi kam bindjen se do të fitoj titullin në fund të sezonit. Në këto kushte nuk kam konsiderua­r asnjë ofertë të mundshme që mund të ketë ardhur për mua. Gëzoj një formë të admirueshm­e fizike që dua ta shfrytëzoj për pjesën e mbetur të sezonit për të ndihmuar skuadrën të arrijë objektivat që ka. Ky është fokusi im dhe për këtë përpiqem t’i marr maksimumin vetes në çdo seancë stërvitore.

Këtë javë luani me Laçin, ish-skuadrën tuaj, çfarë prisni nga ky duel?

Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi Laçi është një ekip me djem të rinj që kanë dëshirë për të bërë mirë. Megjithatë, ne do të futemi në fushë për tri pikët dhe për të vijuar ecurinë pozitive në këtë 2024. Ndonëse objektivat janë të ndryshme nga të dy ekipet që do zbresin në

fushë, kjo nuk do të thotë asgjë pasi për pikë jemi të gjithë të interesuar. Luajmë në fushën tonë dhe me ndihmën e tifozëve do tia dalim të shkojmë tek fitorja.

Në këndvështr­imin tuaj, merkatoja e janarit e ka dobësuar apo forcuar Egnatian?

Për të qenë korrekt është herët për të dalë në konkluzion­e nëse merkato e dimrit e ka dobësuar apo forcuar ekipin. Ajo që e konstatoj çdo ditë është fakti që drejtuesit kanë sjellë në skuadër lojtarë me cilësi që jam i bindur që do të bëjnë diferencën në Shqipëri. Natyrisht ata kanë nevojë për kohë që të përshtaten dhe ne jemi munduar t’i ndihmojmë sa mundemi që të bëhen pjesë e taktikave të klubit. Në këndvështr­imin tim janë në rrugën e duhur pasi sulmuesit jo vetëm po luajnë mire, por kanë gjetur golin siç ka ndodhur ne Ibrahimogl­u, Gjatën dhe Montenegro­n.

Kë shikoni rivalin kryesor në luftën për titullin kampion?

Gjykoj që skuadra që na rivalizon më shumë është Partizani edhe pse me bindje them se Egnatia është më lart në disa aspekte. E kemi dëshmuar në fushën e lojës që

kemi qenë superiorë ndaj të kuqve edhe pse nuk kemi mundur t’i marrim 3 pikët. Në optikën time nëse ne i shfrytëzoj­më aftësitë që disponojmë si skuadër jam i bindur që mposhtim këdo dhe kudo. Fokusi ynë është të stërvitemi maksimalis­ht pasi kemi ende për të dhënë. Për mua renditja legjitimon potenciali­n tone, por ne duhet të tregojmë deri në fund se jemi këtu për të marr maksimumin.

I ka Egnatia kapacitete­t për të tentuar titullin dhe Kupën?

Padiskutim që po! Shanset dhe mundësitë janë të mëdha me këtë formë sportive që po kalojmë. Diferenca e pikëve në klasifikim nuk na jep presion dhe natyrisht na ndihmon që t’i shkojmë deri në fund edhe Kupës si fituesit në fuqi. Ne tashmë e dimë sesi fitohet trofeu i dytë për nga rëndësia dhe për të arritur deri aty na duhen 5 ndeshje. Gjatë kësaj kohe kemi për synim të kolaudohem­i për “Final- 4” me qëllim për të qenë sa më kompetitiv në ndeshjet teke. E kam theksuar edhe me më lart se kjo skuadër është ndërtuar për të fituar trofe dhe cilësitë i ka për të bërë realitet ëndrrën e tifozëve rrogozhina­s.

 ?? ?? Sebastjan Spahiu, mesfushori 24-vjeçar
Sebastjan Spahiu, mesfushori 24-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania