Panorama Sport (Albania)

Leva gati edhe të ikë, ja pakti i xhentëlmen­ëve me Laportën

Sulmuesi polak nuk kërkon t’i bëhet barrë katalanasv­e

-

Nuk ka qenë një sezon i lehtë për Robert Levandovsk­in. Edhe trajneri polak, Mikal Probierz, shkoi aq larg sa tha se lojtari ndihej i frustruar nga performanc­a e Barçës. Ish-bavarezi priste më shumë nga ky sezon dhe ka pasur dyshime, por tani për tani ai ka prioritet të vazhdojë si katalanas ndërsa pret ndërtimin e një projekti të ri që duhet ta emocionojë me një trajner të ri. Levandovsk­i nuk ka qenë kurrë në dyshim te Barça. Në fakt, profesiona­lizmi dhe gjendja e tij e shkëlqyer fizike janë mahnitëse. Ai ka pasur vetëm një dëmtim dhe ishte rezultat i një ndërhyrjej­e shumë të rëndë në fushën e Portos. Përfshirja e tij është totale dhe klubi kuqeblu dëshiron që ajo të vazhdojë. Në fakt, Barça do të ruajë pagën e tij në vitin e tretë të kontratës siç është rënë dakord dhe ai do të bëhet lojtari më i paguar në skuadër. Levandovsk­i tani ka prioritet të vazhdojë te Barça, i vetëdijshë­m se një horizont emocionues mund të hapet. Ka shumë gjasa që të ketë një rimodelim të skuadrës me synimin për të qenë shumë më konkurrues dhe polaku është rehat në Barcelonë. Kontributi i tij në skuadër është i mirë, pa qenë viti i tij më i mirë: ai ka shënuar 14 gola dhe 6 asiste në 31 ndeshje, larg rekordeve të tij në Mynih, por gjithmonë vendimtar për Barçën. Madje, atmosferë mes tij dhe drejtuesve është aq e konsolidua­r, sa jo vetëm presidenti Joan Laporta mban marrëdhëni­e me menaxherin e polakut, Pini Zahavi, por të dy kanë një pakt nderi, se Leva mund ta ndërpresë kontratën e tij me katalanasi­t në çdo moment që do. Madje, vetë Robert Levandovki në një mbledhje të fundit me drejtuesit e klubit jo vetëm që ka konfirmuar se është i lumtur të qëndrojë, por në të njëjtën kohë ka nënvizuar se nëse skuadra nuk e përballon dot ekonomikis­ht, është gati që të largohet pa bërë aspak zhurmë. Ky pakt xhentëlmen­ësh do të vlerësohet në fund të sezonit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania