Panorama Sport (Albania)

Tafa: Në këtë pikë të sezonit Vorës i vlejnë vetëm fitoret

-

Vora ka nisur përgatitje­t për sfidën e radhës kundër Korabit. Skuadra po merr të gjitha masat për këtë takim ku do të synojë sërish fitoren. Triumfi kundër krutanëve e ka ngritur adrenalinë­n për suksesin e radhës, si dhe për arritur objektivin historik. Vora kërkon të bëhet ekip elitar, por është shumë larg ngjitjes direkt, pasi Bylis dhe Elbasani janë shkëputur. Kjo e ka bërë thuajse të pamundur këtë variant, ndaj vorakët synojnë të paktën vendin e tretë, për të vijuar me ndeshjet e “play-off”-it. Serxhio Tafa, mesfushori 20 vjeçar me tipare sulmuese, ishte ai që shënoi një nga katër golat e fitores 4-2 në ndeshjen kundër Kastriotit. Për gazetën “Panorama Sport”, ai u shpreh: “Ka qenë një javë e vështirë, në të cilën kemi punuar veçanërish­t me anën psikologji­ke pas humbjes në Ballsh, qoftë për të mbajtur lart moralin, por edhe për të rritur besimin në skuadër. Këtë e arritëm me sukses teksa morëm një fitore bindëse ndaj Kastriotit. Tani radhën e ka Korabi, ku synojmë me çdo kusht një rezultat pozitiv. Dihet se përballë është një kundërshta­r mjaft i fortë, aq sa i ka shkaktuar humbjen e parë sezonale Bylisit. Ka cilësi në organikë dhe është për t’u vlerësuar. Në këtë pikë të kampionati­t nuk ka rival të lehtë. Për ne ka vetëm një vlerësim dhe një interpreti­m perfekt në fushë, me motivimin maksimal për të fituar tri pikët. Vorës nuk i falen më gabimet dhe ne ende shpresojmë te mrekullia e ngjitjes direkt. Faza ‘play off’ është mundësia shtesë t’u ngjitur në elitë dhe këtë vlerësoj si edhe më të realizuesh­me. Gjithsesi, ne duhet të bëjmë mirë detyrat tona”. ABDULLA DUSHKU

 ?? ?? Serxhio Tafa
Serxhio Tafa

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania