Panorama Sport (Albania)

Europa dhe gara për titullin, Pioli synon kontratën e re

Konte nuk e tremb, trajneri kërkon qëndrimin

-

Në ndeshjen kundër Napolit më 11 shkurt, Stefano Pioli do ta gjejë veten në një moment historik të rëndësishë­m për aventurën e tij me kuqezinjtë, me arritjen e 220 pankinave, duke barazuar kështu Arrigo Sakin, legjendën e futbollit dhe Milanit. Por në fakt ka pak kohë për festime të këtij lloji dhe për këtë arsye do të fokusohet direkt në ndeshjet e radhës, siç është ajo kundër Ren në Ligën e Europës. Nga ky moment, “djallit” do t’i duhet të përballet në mënyrë sa më të mirë me kampionati­n, për të shpëtuar edhe të ardhmen e trajnerit në stol. E ARDHMJA - Në fakt, sipas “Tuttosport”, mendimi i Stefano Piolit është të qëndrojë te Milani dhe mundësisht të nënshkruaj­ë rinovimin. Pronarët dhe klubi kuqezi e kanë riafirmuar gjithmonë besimin e tyre tek ai, megjithatë, rezultatet e 18 muajve të fundit nuk i kanë përmbushur pritshmëri­të. Një nga arsyet është moria e dëmtimeve që kanë penalizuar zgjedhjet gjatë sezonit. Prej disa kohësh tifozët nuk e shohin më si trajnerin e Milanit në të ardhmen, por është e qartë se zgjedhja e klubit do të shkojë përtej këtyre arsyetimev­e. Tiago Mota dhe Françesko Farioli janë në majë të mendimeve të atyre që do të donin që një trajner në zhvillim të rifillonte projektin. Antonio Konte është një ide e vështirë që për momentin mbetet në plan të dytë, duke pasur parasysh pagën që mund të kërkojë dhe investimet që do të kishte nevojë. Megjithatë, personi që lufton për të qëndruar te Milani është vetë Pioli dhe sipas “Tuttosport”, nga ajo që filtron në nivel klubesh, duket se “vallja” nuk ka përfunduar ende për të. Natyrisht, do të nevojitet një finale e sezonit të nivelit më të lartë, por cikli i Piolit te kuqezinjtë mund të mos përfundojë në fund të këtij sezoni, sidomos në rast suksesi në Ligën e Europës, një trofe që i mungon muzeut të pasur të Milanit.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania