Panorama Sport (Albania)

Laporta kundër Dekos, ”xixa” për trajnerin

Drejtori sportiv i klubit gati t’ia besojë stolin Konseisaos

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Presidenti i klubit kërkon një trajner të profilit të lartë

Te Barcelona lindin shkëndijat e para mes presidenti­t Joan Laporta dhe drejtorit sportiv të ekipit, Deko. “Mollë sherri” për drejtuesit më të lartë të klubit katalanas është bërë trajneri i ri. Që nga 30 qershori, Ksavi nuk do të jetë më në timonin e ekipit dhe Barcelonës i duhet të gjejë një teknik të ri. Siç ka bërë me dije gazeta “AS”, si presidenti ashtu edhe drejtori sportiv po vënë “baste” për teknikë me profile shumë të ndryshme në çdo kuptim. Nga njëra anë, Laporta është pro sjelljes së një trajneri veteran, me përvojë të gjerë dhe profil të vërtetuar, i aftë të bashkojë entuziazmi­n e njerëzve, ndërsa Deko preferon një trajner me profil më të ulët, që di të përshtatet me kërkesat e klubit dhe që dëshiron të bëjë një hap përpara në karrierën e tij. Ky është thelbi i përplasjes (nëse mund ta quajmë kështu) mes drejtuesve ku në tavolinë janë dy emra që dallohen mbi të tjerët: gjermani Hansi Flik (i mbështetur nga presidenti Laporta) dhe portugezi Sergio Konseisao ( i mbështetur nga Deko). I pari vjen me nota kredencial­e të shkëlqyera kur drejtonte Bajernin ku arriti të fitonte 6 trofe në një sezon - Barcelona gjithashtu pësoi një nga poshtërime­t më të mëdha në historinë e saj ndaj ekipit të tij (2-8) në Ligën e Kampioneve - ndërsa i dyti është një institucio­n në Porto. Por në ndryshim nga portugezi i Portos, Flik ka edhe avantazhin e të qenit i papunë, pas përvojës së tij jo pozitive me skuadrën përfaqësue­se gjermane. Ndaj ai nuk do të kjishte asnjë pengesë për të mbërritur në Barcelonë, teksa “Bild” nga Gjermania nënvizon se ai ka

nisur të mësojë dhe spanjishte­n. Nga ana tjetër, Konseisao ka avantazhin e të qenit një trajner i ri, me ambicie, me talent, që ka mundur të përshtatet me nevojat e klubit të tij dhe që di të përfitojë nga talentet e rinj. Ai përfaqësoh­et edhe nga Zhorzh Mendesh, i cili ka një marrëdhëni­e shumë të mirë me drejtuesit aktualë të klubit “blaugrana”. Faktori tjetër në

favor të portugezit është dëshira e tij për t’u larguar nga Porto këtë verë, që përkon me zgjedhjet presidenci­ale dhe me emrin e Vijash Boash në horizont. Laporta po shtyn fuqishëm për rrugën gjermane - një shkollë trajnerësh që e ka tërhequr gjithmonë, me emra si Tuhel dhe Nagelsman - megjithëse ëndrra e tij e madhe do të ishte Pep Guardiola,

një kandidat krejtësish­t i përjashtua­r, ose Jyrgen Klop. Lideri blaugrana planifikon të bëjë një përpjekje në javët në vijim me trajnerin e Liverpulit, ndonëse rrethi i afërt i teknikut tashmë ka konfirmuar se dëshira e tij është për të qëndruar një vit pushim. Por tani për tani në tavolinë janë dy emra që dallohen: Flik dhe Konseisao. I pari është basti i Laportës, i dyti është i Dekos.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania