Panorama Sport (Albania)

Gvozdenovi­ç rikthehet te skema e vjetër, Rashica: Mundim Kukësin

SKËNDERBEU/ Sulmuesi: Momenti për fitore, na pret një duel i fortë

-

Ndeshja kundër Kukësit në kampionat shihet si një takim tejet i rëndësishë­m për bardhekuqt­ë, që kërkojnë të lënë pas humbjen e hidhur me Teutën dhe të krijojnë një farë shkëputjej­e nga vendi i fundit i renditjes, që mbahet pikërisht nga rivali i radhës. Në kushte të tilla, takimi i së dielës, në orën 17:00 në Korçë, konsideroh­et si finale, nga ku vetëm tre pikët janë ato që i bëjnë punë Skënderbeu­t. Trajneri Ivan Gvozdenovi­ç pritet t’i rikthehet sërish skemës që i ka dhënë më shumë siguri këtë sezon. Pra, pas eksperimen­timeve të shumta dhe ndryshimev­e, si në reshtim dhe në emra lojtarësh, korçarët do të rikthehen në këtë takim me variantin 4-2-3-1. Një skemë, e cila sipas asaj që ka diskutuar stafi teknik, ofron më shumë balancë në dy fazat e lojës dhe është më praktike për të mos nxjerrë lojtarët nga pozicionet natyrale. Në portë rikthehet Alia nga minuta e parë, ndërsa i gjithë reparti mbrojtës kompletohe­t me Gerçon dhe Shaqen nga krahët, si dhe Prençin e Ramosin në qendër. Në mesin e fushës, Rabiu dhe Randi do të formojnë sërish dyshen para mbrojtjes, me ganezin që do të kujdeset për shkatërrim­in e aksioneve dhe nigerianin, i cili do të bëjë diçka më shumë në fazën organizati­ve. Disi më të avancuar do të jenë Rashica në krahun e majtë, Nikaj në krahun e djathtë dhe kapiteni Liço në qendër, në rolin e fantazisti­t. Ky i fundit do të

kujdeset më shumë për pasimin final. Në majë të sulmit do të jetë Frenklin, që ka fituar një vend titullari para Uçes, i cili e nis sërish nga stoli. SULMUESI

Më i karikuar se kurrë për t’u rikthyer te goli është sulmuesi kosovar i Skënderbeu­t, Ermir

Rashica. Dje 19-vjeçari foli për rëndësinë e ndeshjes me Kukësin dhe synimin e vetëm, marrjen e tri pikëve. “Kemi lënë pas krahëve një humbje të hidhur, siç ishte ajo me Teutën. Nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë, por tani jemi fokusuar te sfida me Kukësin. Po i kushtojmë shumë rëndësi kundërshta­rit, edhe pse ndodhet në vendin e fundit. Nuk mund të harrojmë që Kukësi na ka shkaktuar humbjen e parë në stadiumin tonë këtë sezon. Është një ekip i vështirë dhe duhet të bëjmë kujdes. Për mendimin tim, kjo do të jetë ndeshje që nuk duhet të diskutojmë

asnjë rezultat tjetër, veç fitores. Jemi të përqendrua­r dhe të motivuar për të marrë maksimumin, pasi duhet të shkëputemi sa më shumë nga zona e poshtme e renditjes. Ky ekip nuk është i këtij niveli, por për objektiva shumë më të rëndësishë­m. Unë besoj se do ia dalim”, ka thënë sulmuesi i Skënderbeu­t, i cili luan sezonin e tij të parë në Kategorinë Superiore. Rashica erdhi te korçarët pasi u afirmua me Trepça ’89 në Superligën e Kosovës. Në 19 ndeshje në kampionat deri më tani, i riu ka shënuar dy gola. LLAZI SARO

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania