Panorama Sport (Albania)

Lautaro-inter, zbardhen prapaskena­t e rinovimit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Numri 10, kërkon 10. Të paktën 10 milionë euro si një bazë për të zgjatur kontratën me Interin, e cila në fakt nuk skadon as nesër dhe as pasnesër. Lautaro Martinez, me shiritin në krah dhe numrin 10 mbi shpinë, është prej kohësh në bisedime për ta zgjatur deri në vitin 2028 historinë e dashurisë me Interin, që për momentin "skadon" në vitin 2026. Mirëpo shifra e kërkuar nga kapiteni, përfshirë edhe bonuset, është më e lartë sesa ajo që klubi zikaltër ka vendosur të ofrojë: 8 milionë euro dhe bonuset. Kjo është arsyeja pse firma ende nuk po vjen. Kur tifozët e Interit bëhen gati për të festuar lajmin, gjithçka shtyhet më shumë. Por ka optimizëm dhe besim se gjithçka mund të mbyllet. Por pritet sprinti i fundit nga të dyja palët.

BISEDIMET- Nisur nga entuziazmi që ka në klubin zikaltër duket se vullneti është që Lautaro dhe Interi ta rinovojnë kontratën. Mirëpo, deklaratat e fundit të bëra nga lojtari dhe agjenti i tij, Alehandro Kamanjo kanë shtuar disi ankthin në radhët e tifozëve. "Ka dialog, por ende shumë distancë. Akordi nuk është i lehtë, por jemi në rrugën e duhur", u shprehën pak ditë më parë. Asnjë alarm për momentin. Vetëm koha do të tregojë më së miri çfarë do të ndodhë. Drejtuesit janë duke formuluar një tjetër ofertë, po ashtu edhe në lidhje me bonuset por duhen ende takime të tjera me menaxherin. Interi ka nisur ta "luajë" këtë ndeshje më përpara se të ketë surpriza sepse dëshiron që t'ia "vjedhë" firmën kapitenit përpara fundit të sezonit. Në të kundërt do të lërë terren për ekipet e tjera. Lautaro është një lojtar special për shokët, tifozët dhe skuadrën. E do këtë klub dhe dëshiron të qëndrojë sa më gjatë, por të gjithë e dimë se në këtë Inter nuk ka të pashitshëm, as Lautaro nuk është një prej tyre. Për shifrën 150 milionë euro edhe ai mund të sakrifikoh­et. Efekti domino që mund të shkaktojë një transferim i mundshëm i Mbapesë në Madrid bën që PSG-JA të hedhë sytë nga Milano për të gjetur zëvendësue­sin.

DURIM- Në këto bisedime, lojtari është i favorizuar sepse po kalon momentin më të mirë të karrierës dhe po udhëheq formacioni­n e Inzagit drejt sukseseve. Për më tepër, familja e tij ndihet mjaft mirë në Milano dhe dy fëmijët kanë lindur

aty. Lautaro kërkon që të jetë lojtari më i paguar i Interit, por edhe i Serisë A. Për momentin rroga e tij është 6 milionë euro dhe në vendin e parë ndodhet Çalhanoglu me 6,5. Dy janë misionet e Marotës: të fitojnë titullin dhe të rinovojmë me Lautaron.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania