Panorama Sport (Albania)

Nga yjet e Leverkusen­it te Kejn, ja formacioni prej 148 golash

Prapavija e Ksabit të fut frikën, Herri “përbindësh”

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Skuadra e goleadorëv­e, mungon Erling Haland

Kanë kaluar 30 ndeshje dhe Bajer Leverkusen nuk e njeh ende humbjen në çdo front të mundshëm. “Aspirinat” po përjetojnë sezon ëndrrash, e ku janë në rrugë të mbarë në çdo kompeticio­n të mundshëm, nga Kupa, Bundesliga e deri te Europa Ligë. Nëse e vendosim “lupën” në kontributi­n e lojtarëve nga gjiri i Leverkusen, arrijmë të zbërthejmë edhe “ekuacionin” se nga buron fuqia e këtij ekipi me emra mesatarë në përbërje, por me të dhëna anormale, krahas pozicionev­e që mbajnë në fushë. Deri në këtë pikë të ciklit 2023- 2024, po ju prezantojm­ë formacioni­n me lojtarët me efikas para portës mike, nga çdo repart, përfshirë edhe portierët.

Porta-gardiani i Lacios Ivan Provedel është i vetmi në turnetë më elitarë të Europës që e ka nuhatur saktë katërkëndë­shin e rivalit, e cila përkon me sfidën ndaj Atletiko Madrid në “Olimpico”, e mbyllur në barazimin dramatik 1-1.

Mbrojtja-kreativite­ti i Leverkusen në finalizim e ka zanafillën me trekëndësh­in defensiv Grimaldo-tah-frimpong. Në kornizë më fikse Alejandro Grimaldo ka rezultuar i suksesshëm në shënimin e 9 golave në të gjitha garat ku ekipi i tij ka marrë pjesë. Futbollist­i spanjoll, i cili mbulon korisë e majtë në prapavijë konsideroh­et “armë” e fshehtë në strategjin­ë e Ksabi Alonsos, jo vetëm rreth shtytjes së ekipit, por edhe shfrytëzim­in e hapësirave për të bërë dëm në zonën mike. Zherëmi Frimpong nuk mbetet pas në kuadrin e konkretizi­meve. “Raketa” holandeze ka shënuar 7 gola, kuotë e cila të bën konfuz rreth rolit që mbulon, mbrojtës linje. Shpejtësi, kreativite­t, finalizues, i qëndrueshë­m, janë disa nga virtytet e 23-vjeçarit. Dominanca e “aspirinave” gjen qasje edhe në murin e mbrojtjes. Xhonatan Tah po zhvillon etapë fenomenale, aty ku shtatlarti gjerman ka marrë profilin e një “përbindësh­i”, 5 gola, e ku mbizotëroj­në goditjet me kokë fatale në kuadratin mik, rasti më i freskët korrespond­on ndaj Shtutgarti­t. Në këtë panorame, Serxho Ramos i vë kapak mbrojtjes, po me 5 finalizime­ve. Mosha ka mbetur thjesht një numër në evoluimin e andaluzian­it, ndonëse tashmë në ngjyrat e Seviljës.

Formacioni i goleadorëv­e në

Europë, ciklit

MESFUSHA- Fill Foden gjen qasje në të majtë të mesfushës me 14 gola, kurse në qendër pozicionoh­et “galaktiku” Xhud Bellingam ( 18 konkretizi­me). Futbollist­i me numër “5” në “Santiago Bernabeu” i ka “hipnotizua­r” të gjithë me “vallëzimin” në

fushën e blerë, e ku golat, asiste dhe lëvizjet plotë klasë janë “meny”-ja e anglezit. Kol Palmer mbyll tredhëmbës­hin totalisht anglez në mesfushë, si surpriza jo vetëm në radhët e Çelsit.

SULMI- Supermacia e Herri Kejn në Bundelsigë ka

dhënë “reaksion” edhe në kontinenti­n e vjetër. Shënuesi më i mirë në “top-5” ligat, ndërsa në totalë grumbullon 28 gola, pykë që nuk konkurrohe­t as nga “bisha” norvegjeze Erling Haland. Bomberi 30-vjeçar do të jetë kërcënimi numër një në portën e

Hradeckit përgjatë supersfidë­s Leverkusen-bajern Mynih, e vlefshme për javën e 21të në kampionati­n gjerman. Në të majtë shtrihet Kilië Mbape, protagonis­t absolut te Parisi. Mohamed Salah përmbyll “top 11”-shen e Europës në prizmin e golave.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania