Panorama Sport (Albania)

Leao kundër Kvaras, në “San Siro” bën ligjin... driblimi

Kampionë në rënie, kjo mund të jetë sfida e kthesës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Portugezi ka harruar golat, gjeorgjian­i sapo u ngjall

Sfida e së dielës në 20: 45 mes Milanit dhe Napolit përfshin edhe duelin në distancë mes Kviça Kvaratskhe­lias e Rafael Leaos. Gjeorgjian­i sapo ka rigjetur golit ndaj Veronës, pas një muaji e gjysmë “agjërim”. Portugezi ndihmoi për të shënuar Zhirunë në Frozinone dhe luajti një nga ndeshjet më të mira të sezonit, për vazhdimësi dhe konkretësi. Kvaratskhe­lia, vuajti nga sindroma e post- triumfit ( kur lojtarët dehen pas një suksesi) dhe transplant­in teknik të dështuar të Garcias. Për më tepër, individual­isht ai ka paguar për rënien e efektit të befasisë. Tashmë rivalët e njohin dhe e presin. Por edhe në momentet më të errëta të sezonit, Kvara ishte drita e Napolit, siç dëshmohet nga 1074 topat e luajtura, 200 më shumë (876) se kampionati i kaluar kur u shpall kampion Italie. Gjeorgjian­i bëri një goditje më shumë në portë (23) sesa në turneun e fundit (22), duke tentuar rreth njëzet herë më shumë (7453).

PO LEAO? - Nëse Kvara vuan, nuk është se po bën më mirë Rafael Leao që nuk ka shënuar në kampionat që prej shtatorit teksa në tre muajt e fundit të 2023- shit nuk arrinte as të gjente portën rivale. Krahasimi bëhet i pamëshirsh­ëm nëse krahasojmë shifrat e Leaos në vitin e titullit me ato të këtij sezoni. Golat e përgjysmua­r: nga 6 në 3, si Tomori dhe Gati.

Vetëm 9 goditje në portë. Në 2021-2022 ai kishte arritur 21 herë në këtë pikë të kampionati­t. Konkluzion­et e përgjithsh­me gjithashtu kanë pësuar një rënie: nga 52 në 38. Nga ana tjetër nuk mund të mohohet se portugezi është përmirësua­r në ndërtimin e mundësive për gol nga skuadra. Krahasuar me kampionati­n e titullit nga 3 asistime shkoi në 6 dhe nga 22 raste të krijuara në 37. Ndërkohë, nuk duhet harruar se janë shtuar edhe prekjet në zonat kundërshta­re duke kaluar nga 99 në 120.

 ?? ?? Leao dhe Kvara duke shkëmbyer fanellat në përballjen e vitit të kaluar.
Leao dhe Kvara duke shkëmbyer fanellat në përballjen e vitit të kaluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania