Panorama Sport (Albania)

Një shkëndijë e Teos, Milani fundos Napolin

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Duhej një fitore dhe Mi lani nuk dështon. Napoli në minutat para ndeshjes humb përsëri portierin titullar Meret, teksa mungesave u shtohet edhe Osihmheni i angazhuar në Kupën e Afrikës. Nga ana tjetër Milani pa Reijndersi­n e skualifiku­ar propozoi "digën" përpara mbrotjes mes Adlinë dhe Benaserin. Sfida nis menjëherë me ritëm të kënaqshëm, por për një rast duhet pritur minuta e dhjetë kur Kvaratskhe­lia pason në zonë për Simeonen që nuk gjen kuadratin. Miqtë rrisin presionin dhe vendësit nuk arrijnë as të dalin nga gjysmëfush­a e tyre deri në minutën e 24-t kur Teo nis vetë një aksion dhe në kombinim me Leaon e përfundon po vetë duke shënuar një gol në shpejtësi e sipër. Napoli merr goditjen dhe nuk reagon teksa kuqezinjtë mundohen të gjejnë golin e dytë, por as Leas e as Gabia nuk kanë fatin me vete. Në perëndim të fraksionit të parë Kvaratskhe­lia tenton të bëjë gjithçka vetë, me Adli që mbyll gjjithçka pasi gjeorgjani kishte dribluar tre kuqezinj krejt i vetëm. FESTIVAL PASAKTËSIE - Pjesa e dytë duket fotokopje e së parës me miqtë që tentojnë të ndërtojnë diçka dhe Milanin që pret për t'i ndëshkuar rishtazi. Dhe rastet nuk mungojnë, por përveç Florencit që ndalet nga Golinit, të tjerët nuk gjejnë kuadratin. Duhet një gafë e Benaserit për të ringjallur Napolin, por Simeone ndjek instinktin duke goditur një top që përfundon për fare pak në fundore. Të njëjtin fat ka edhe një goditje e Politanos, teksa "Djalli" nuk resht së shpërdorua­ri kundërsulm­e duke lejuar që ndeshja të mbetet e hapur. Mund të barazojë Kvara kur tenton nga distanca, por Menja është në pozicionin e duhur, teksa Leao i vetëm me portierin godet jashtë. Një alternim rastesh ëpr të dyja skuadra, por pasaktësia respektive është refren i mbrëmjes në "San Siro". Tek vendësit fillon të shfaqet edhe lodhja teksa nevojiten disa ndërhyrje vendimtare te Gabias dhe Loftus-çikut për të mbajtur portën e paprekur. Në kohën shtesë tenton edhe Lindstrom, por Menja bën një gjysmëmrek­ulli. Kur dukej e mallkuar porta e "Djallit", arbitri Doveri ndalet nga VAR-I për një penallti të mundshme, megjithatë nuk ka asgjë dhe napolitanë­t e kërkojnë lavdinë me disa topa të gjatë. Pas thuajse shtatë minutash shtesë rezultati nuk ndryshon dhe Milani mund të festojë një sukses të vyer që konsolidon vendin e tretë. Napoli ndërkohë, mbetet i nënti me zonën Champions që tashmë është shtatë pikë larg.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania