Panorama Sport (Albania)

Tifozët duan “kokën” e tij, Tuhel: Ia shtruam ne rrugën

Trajneri i bavarezëve i bashkohet qëndrimit të Mylerit

-

U cilësua me të drejtë si ndeshja më e rëndësishm­e e Tomas Tuhel në detyrën e trajnerit te Bajern Mynih, por 50-vjeçari dështoi të merrte rezultatin e dëshiruar, pas humbjes me shifrat 0-3. Tifozët e bavarezëve u panë mjaft të irritur në shkallët e “Bayarena”, teksa thirrën pas sinjalizim­it të disfatës njëzëri “Tuhel, jashtë!”. Pakënaqësi e mbështetës­ve u pa edhe ditën e diel në ambientet jashtë qendrës stërvitore, ku u gjend e shkuar pankarta me frazën “Tuhel, jashtë!”. Vetë trajneri ka reaguar në zonën e intervista­ve mbi lojën e skuadrës, duke rënë dakord me qëndrimin e Tomas Myler, me këtë të fundit që e “tradhtuan” nervat.

“TIMONIER” Tuhel-”suksesi i rivalit erdhi prej gabimeve tona në mbulim. Rasti më flagrant gjen terren në golin e parë. Katër lojtarë mbetën statikë dhe Stanisiçit nuk i mbeti gjë tjetër përveç të shtynte topin në rrjetë, fiks sikur të ishim në gjumë. Na mungoi fuqia në konkretizi­min e aksioneve. Përsa i takon rreshtimit taktik, e gjithë përgjegjës­i bie mbi mua. U përgatitëm gati një javë dhe e analizuam si skemën më efektive, marrë shkasë prej karakteris­tikave të kundërshta­rit. Futbollist­ët dhe stafi teknik e mbështetën si strategji, pra ishim të gjithë dakord. E kuptoj zemërimin e Tomas Myler dhe i jap të drejtë. Përmirësim­i do jetë çelësi për kalimin e këtij momenti jo të mirë. E vërtet, kampionati është në duart e Leverkusen­it dhe ne nuk kemi asgjë në dorë, veçse t’i fitojmë ndeshjet tona, megjithëse s’do të thotë se gjithçka ka përfunduar, janë në lojë shumë pikë, prandaj beteja vazhdon, ndonëse në distancë”, e mbylli Tomas Tuhel.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania