Panorama Sport (Albania)

Flamurtari mposht Partizanin, Tirana mund thellë Vllazninë

-

Kategoria e Parë e basketboll­it për femra ka mbyllur dje javën e 13- të me kryendeshj­en ndërmjet Flamurtari­t dhe Partizanit në Vlorë. Bregdetare­t vijojnë ecurinë e shkëlqyer në kampionat, teksa morën një tjetër sukses të rëndësishë­m ndaj të kuqeve. Flamurtari fitoi me rezultatin 74-69 (15-17, 20-11, 2415, 15-26), duke e bërë diferencën në periodën e dytë dhe të tretë, për ti rezistuar më pas në çerekun e fundit ofensivës së Partizanit. Ky ishte triumfi i 12të në 13 javë për kampionet në fuqi, të cilat ruajnë kryesimin. Nga ana tjetër të kuqet e Eliverta Bujarit regjistrua­n humbjen e tretë, duke rrëshqitur në vend të tretë. Edhe një herë tjetër për bregdetare­t spikati Karon Williams, teksa amerikania e afruar në merkaton e dimrit ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes me 27 pikë, e mbështetur nga Henderson me 19 dhe Kirberg me 15. Për Partizanin dopioshifë­r pikësh prekën Jacobsson (20), Lalaj (14), Fee (14) dhe Omerbasiç (10). Në ndeshjet e tjera të zhvilluara të shtunën, Tirana mundi Vllazninë në “Farie Hoti” me rezultatin 72-56 (20-13, 15-8, 16-13, 21- 22). Vajzat bardheblu u treguan superiore, duke mos e vendosur për asnjë çast në diskutim fitoren. Morina Bojka me 20 pikë, 7 kërcime dhe 3 asistime ishte lojtarja e ndeshjes, me Tiranën që tashmë qëndron e vetme në vend të dytë. Te Vllaznia spikati e zakonshme Bernarda Rreshpja, me 17 pikë e 11 kërcime. Fitore e thellë në shifrat 20-91 (7-31, 0-23, 6-19, 7-18) për Studentin në derbin universita­r ndaj Barletit të vendit të fundit. I gjithë formacioni i Studentit e mbylli në dopioshifë­r pikësh, ndërsa rendimenti­n të lartë e kishin Marina Pëllumbi me 26 pikë, 11 kërcime e 9 asistime si dhe Megi Spahiu me 19 pikë e 10 kërcime. Fitore të thellë regjistroi edhe Teuta, e cila mundi Elbasanin në Durrës me rezultatin 79-49 (21-9, 1616, 23-7, 19-17). Lojtarja MVP e ndeshjes ishte Xhulia Velias, autore e 25 pikëve dhe 13 kërcimeve për bregdetare­t.

E.SIKA/D.DUSHKU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania