Panorama Sport (Albania)

Kapitenin e kënaqin pikët, por pret më shumë nga loja e Besës

-

Besa ka arritur të marrë 6 pikë të vlefshme në dy javët e fundit dhe falë këtyre rezultatev­e kavajasit i janë distancuar fundit të renditjes. Në derbin ndaj Luzit, fitores i parapriu goleadori Mustafa Ba, dhe në fund vulosi goli i shënuar nga kapiteni i Besës me penallti. Përtej vlerës së 3 pikëve, Besa nuk prodhoi atë lojë që prisnin të gjithë, nisur nga kualitetet që ka ekipi. Të njëjtin mendim ka edhe kapiteni Skerdjan Perja, i cili në prononcimi­n e dhënë për “Panorama Sport”, u shpreh: “Të fitosh ndaj Luzit të vendit të fundit, pas gjithë atij investimi që presidenti Bizhdili bëri në janar, e quaj thjesht detyrë shtëpie. Pa dashur aspak të nënvlerëso­j Luzin, por nëse nuk mundim këtë të fundit, çfarë mund të presim ndaj Bylisit në fundjavë? Nuk mbeta i kënaqur nga ajo çfarë dhamë duke ditur mundësitë reale që kemi. Prisja një dominim total dhe një cilësi më të lartë nga ne. Ka ndikuar presioni i pikëve, por është edhe meritë e Luzit që na vuri disa herë në vështirësi. Mund të jenë të gjitha, por Besa tani ka një mbrojtje cilësore gërshetuar me muskuj e forcë. Kemi një mesfushë me lojtarë kualitativ dhe një sulm vërtet të frikshëm. Jemi në gjendje t’i hapim punë kujtdo në këto momente, por që të ndodhë kjo, kërkohet më shumë përqendrim, sakrificë dhe marrje përgjegjës­ie nga secili. Vërtet që kemi Mustafa Ba që nuk fal para portës, por kundërshta­rët nuk luajnë vetëm kundër tij. Përtej kontributi­t të tij, secili duhet të bëjë më shumë. Përpara kemi Bylisin kryesues dhe nëse luajmë si me Luzin, ata nuk falin, pasi të ndëshkojnë në çdo gabim. T’i gëzohemi fitores, por të shohim edhe nga vetja që sa më shpejt grupi të japë maksimumin. Nëse e bëjmë këtë dhe pa eufori, asnjë ekip nuk na mundë”. FERIZ FERIZAJ

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania