Panorama Sport (Albania)

Nojer: Lacio, testi për të harruar Leverkusen­in

- Përgatit: SAIMIR MBËRSI

Gardiani 37-vjeçar: Gjuri është mirë, luaj titullar

Situata te Bajern My nih pas “furtunës” që pësuan nga Bajer Leverkusen duket se ende ka lënë pasoja në sipërfaqe. Manuel Nojer nuk i ka dhënë rëndësinë e duhur rivalit, madje duke e përkufizua­r duelin me Lacion si ndeshjen për të harrur kujtimin e hidhur të ndeshjes së shkaktuar kundër “aspirinave. Kapiteni tha po ashtu se e ka kaluar problemin në gju dhe shqetësime­t tanimë janë pjesë e të shkuarës.

LËNDIMI-”GJURI im është mirë. Kam disa ankesa të vogla, por jo në atë masë që nuk mund të stërvitem apo të luaj. Jam optimist”.

CHAMPIONSI-” Pas një eksperienc­e të keqe ndaj Leverkusen­it, jemi gati të zbresim sërish në fushë sa më shpejt që të jetë e mundur, me qëllim harrimin e humbjes. Ne duhet të kujtojmë ecurinë pozitive që kemi pasur në Ligën e Kampionëve, faza e grupeve dhe ta marrim si referencë. Gjithmonë duhet të jemi në gjendje të rikthehemi pas disfatave. Kjo është ajo që e bën ekip një profesioni­st”, vijojë lojtari me numër “1” në urdhrat e Tomas Tuhel.

LIDERIT-”NE kemi shumë drejtues në ekip, të cilët e bëjnë shumë mirë. Numri i lëndimeve në javët e fundit s’ka qenë i lehtë. Me fat që kemi në gjirin Tomas Myler dhe Herri Kejn. Mbajtja e frymës pozitive në të tilla situata gjithmonë na nxjerr nga momenti delikat”.

HUMBJA-”MË vjen keq që nuk mundëm ta interpreto­nim në mënyrë të zgjuar. Plani fillestar nuk rezultoi efikas. Kam dëgjuar kritikat e mediave rreh rendimenti­t të Kejnit ndaj Leverkusen, por nëse Herri nuk furnizohet, atëherë është e pamundur finalizimi. Kur anglezi merr topa në zona të përshtatsh­me, vijnë edhe golat. Ai e ka dëshmuar se është fenomen goli”, shtoi Nojer, e cila vjen në mënyrë indirekte “goditje” për mesfushën në mbështetje­n e Kejnit me asiste.

LACIO-” Skuadrat italiane mbrojtjen gjithmonë mirë. Qendra e prapavijës do spostohet shumë thellë. E dimë se kemi pasur probleme kundër ekipeve të supozuara në letër të vogla. Lacialët e meritojnë të jenë në fazën eliminator­e. Patjetër do përpiqemi të bëjmë më të mirën dhe japin performanc­ë të lartë si ekip i bashkuar në arritjen e objektivit”, përfundoi Mnauel Nojer.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania