Panorama Sport (Albania)

Miqësorja me Kilin, më 22 mars në Parma të Italisë

- SUEDI- SHQIPËRI

Tashmë është zyrtare, ashtu edhe siç gazeta raportoi rreth dy javë më parë, Kombëtarja shqiptare do të luajë miqësoren e parë të muajit mars kundër Kilit. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë dakord me Federatën e Futbollit të Kilit që kjo ndeshje miqësore të luhet në stadiumin ‘Enio Tardini’, në Parma të Italisë, më 22 mars, duke nisur nga ora 20:45. Pas disa kohësh negociata, u vendos që miqësorja të luhet në Itali. Kjo është ndeshja e parë në histori mes këtyre dy përfaqësue­seve. Kili është një nga ekipet kombëtare më me histori në Amerikën Latine, teksa ka fituar dy herë “Copa America”-n dhe ka marrë pjesë në disa finale të kampionati­t Botëror të futbollit. Për kilianët, në stol do të debutojë trajneri i ri Rikardo Gareka, ndërsa tri ditë më vonë, do të sfidojnë Francën. Interesant­e do të jetë pasi Kristjan Asllani do të përballet me shokun e shkuadrës tek Interi Aleksis Sançez.

Suedi-shqipëri; Sakaq, më 25 mars, tri ditë më vonë Shqipëria do të luajë edhe miqësoren e dytë të këtij muaji, ndaj Suedisë. Ky takim do të luhet në stadiumin “Friends Arena” të Stokholmit, në orën 19:00. Këto dy ndeshje miqësore janë në kuadër të përgatitje­ve të Kombëtares për Europianin “Gjermani 2024”, ku trajneri Silvinjo do të ketë mundësinë që të testojë lojtarët dhe ekipin kuqezi pas thuajse 4 muajsh nga ndeshja e fundit. Padyshim që në listë pritet që braziliani të provojë edhe disa emra të rinj. Ndërkohë, sa u përket miqësoreve që do të luhen pak javë para Europianit, asgjë nuk është bërë zyrtare.

STADIUMI: ENNIO TARDINI STADIUMI: “FRIENDS ARENA”

3- 1

18: 00

SET

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania