Panorama Sport (Albania)

Ren për historinë, "Djalli" synon trofeun e pamundur

-

- Milani dhe Ren do të takohen për herë të parë në ndeshjet zyrtare: Ekipi italiane ka kapërcyer katër nga pesë ndeshjet e fundit me eliminim direkt kundër kundërshta­rëve francezë në kompeticio­net e mëdha europiane, ku e fundit ishte kur eliminuan Lionin në çerekfinal­e të Ligës së Kampionëve 2005-06. - Kjo do të jetë ndeshja e pestë e Ren kundër një kundërshta­ri italian në Ligën e Europës, pas ndeshjes së dyfishtë në grup me Udinezen në 2011-12 (1B, 1H) dhe më pas me Lacion në edicionin 2019-20 (1F, 1B). Në ndeshjen e fundit ndaj këtyre kundërshta­rëve, klubi francez mposhti 2-0 bardhekalt­rit. - "Djalli", i cili doli fitues nga ndeshja e fundit e luajtur në fazën e grupeve të Champions-it kundër Njukasëlli­t, mund të gjejë dy suksese radhazi në Europë një vit pas serisë së fundit pozitive (tre suksese radhazi në serinë që përfundoi më 14 shkurt 2023, në raundi i 1/8-ave në Champions kundër Totenhemit).

- Pas fitores në transfertë kundër Panathinai­kos në ndeshjen e tretë dhe kundër Makabi Haifas në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Europës 2023-24, Ren mund të arrijë për herë të parë tri suksese radhazi në transfertë në një kompeticio­n të madh europian.

- Vetëm Salcburgu (katër) ka shënuar më pak gola se Milani (pesë) në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve 2023/24, pavarësish­t se vetëm katër skuadra kanë goditur më shumë se kuqezinjtë (95). Skuadra e Stefano Piolit ishte në fakt ajo me diferencën më të madhe negative mes golave të shënuar dhe golave të pritshëm në fazën e grupeve të turneut (-4,9). - Vetëm një nga shtatë golat e fundit të Milanit në turnetë europiane u shënua me kokë (Zhiru kundër PSG-SË, në këtë edicion të Champions-it).

- Milani (20) është skuadra e dytë që ka regjistrua­r më shumë sulme vertikale në fazën e grupeve të turneve aktuale europiane, pas Realit të Madridit (25).

- Asnjë ekip nuk ka shënuar më shumë gola se Reni nga jashtë zone (5 si Makabi Tel Aviv) në turnetë europiane 202324: dy gola për Lydovik Blas dhe Fabian Rieder, një për Adrien Trufer.

- Samuel Çukvueze ka shënuar dy nga tre golat e fundit të Milanit në kompeticio­net europiane: ish-lojtari i Vijarealit tashmë ka barazuar numrin e tij të golave në sezonin 2022/23 në këto turne (duke luajtur 330 minuta më pak) dhe nuk ka arritur kurrë tre gola në një sezon të vetëm në Europë. - Olivier Zhiru është përfshirë në 11 gola në nëntë paraqitje në fazën me eliminim të Ligës së Europës (7 gola dhe 4 asiste): francezi (37 vjeç e 138 ditë në datën e ndeshjes) mund të bëhet lojtari i katërt më i vjetër që shënon në fazën me eliminim këtij kompeticio­ni duke pasuar Horge Molina (38 vjeç e 323 ditë), Valter Samuel (37 vjeç e 332 ditë) dhe Miroslav Klose (37 vjeç e 261 ditë).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania