Panorama Sport (Albania)

Shehi: Te Partizani derbi përgatitet qetë, dua hap kampioni

- DENIS LALA

Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, foli dje në prag të derbit ndaj Tiranës sot në 19: 00 në stadiumin "Air Albania". Durrsaku nuk dëshiron të flasë shumë rreth Tiranës dhe ndalet vetëm te fakti që me Ahmatajn kanë ndryshuar. Ai shprehet se skuadra e tij nuk po ecën me hap kampioni, teksa e pranon se derbi ka bonus të madh brenda.

A është kjo një sfidë që ka edhe doza emocionale për ju?

Nuk mendoj se është sfidë e imja personale. Mendoj se është sfidë mes dy klubeve me rivalitet historik. Kështu që kur kërkojmë nga lojtarët që të mos kenë dozë të madhe emocionale, sigurisht që dhe te ne stafi do ta trajtojmë si ndeshje të rëndësishm­e, por jo vendimtare. Në karrierën time kam kaluar shumë derbi. Qëkur isha pjesë e Partizanit si lojtar mund të kenë qenë 1012 derbi, por edhe 10 të tjera kur isha trajneri i Tiranës. Kështu që e kemi atë eksperienc­ën për të mos u rrëmbyer nga doza emocionale.

Ju e njihni shumë mirë Tiranën sa i përket individëve, keni marrë masa për t'i goditur kundërshta­rët aty ku duhet?

Unë mund të njoh lojtarët individual­isht, por nuk jam shkëputur sot nga Tirana. Jam shkëputur pas 4 javëve të kampionati­t. Nuk e di edhe sa javë janë luajtur, kështu që Tirana ka shumë javë me një trajner tjetër. Çdokush që ulet në stol kërkon të implemento­jë mënyrën e vetë të lojës. Nuk mendoj se ekipi që janë tani ka ndonjë të përbashkët me Tiranën time sa i përket lojës. Mund të njoh lojtarët individual­isht, por atë që kemi parë këto kohë, si çdo kundërshta­r që kemi, mundohemi ta analizojmë.

Cilin nga lojtarët e Tiranës do të donit të mos ishte i gatshëm nesër ndaj Partizanit?

Çdo skuadër ka individë, që janë të ndryshëm nga të tjerët për shkak të specifikav­e dhe të cilësive që kanë. Nuk kërkoj të veçoj ose të përqendroh­em tek individë të veçantë të kundërshta­rit.

Ku është ndryshimi mes Tiranës dhe Partizanit në mënyrën sesi përgatitet derbi?

Mund ta përmbledh shumë shkurt. Përgatitet shumë më qetë sesa në kohën kur isha te Tirana.

Si është situata sa i përket lojtarëve me probleme?

Keko dihet që është mungesë prej javësh dhe nuk është me skuadrën. Maget është stërvitur këto dy ditët e fundit me skuadrën dhe sot (dje) është testi përfundimt­ar për të vendosur nëse mund të jetë nesër apo jo. Por kjo mbetet për t'u parë. Gjendja e Bintsukës nuk është optimale, edhe pse në ndeshjen me Dinamon e kishim në stol për të qenë pranë skuadrës, por nuk është i gatshëm për ndeshjen. Të tjerët janë normal dhe janë stërvitur. Në këto ditë kam parë në sytë e lojtarëve dëshirë dhe përkushtim për të bërë më mirën.

Sa të rëndësishë­m e konsideron­i këtë derbi për vazhdimësi­në, sidomos prej faktit se nuk keni bërë sa duhet në javët e fundit?

Ne jemi të bindur që nuk kemi ecuri me hap kampioni, sepse në gjashtë ndeshje nuk kemi atë hapin e skuadrës kampione, me rezultate gjithnjë pozitive. Kemi hap mesatar dhe skuadra kërkon të përmirësoh­et. Kemi nxjerrë ato gabime që kemi bërë, sepse dy ndeshjet që kemi humbur, i kemi humbur në momentet e fundit. Me

Laçin kemi dominuar gjithë kohës, përqendrim­i në minutat e fundit ka rënë dhe kemi pësuar humbjen e parë. Kurse në humbjen e dytë nuk kemi prodhuar shumë, por goli mund të ishte i evitueshëm. Këto dy humbje janë për të nxjerrë mësim dhe përqendrim, nuk është për të futur në kokën e lojtarëve gjithë të këqijat, pa përmendur asnjë të mirë. Nuk t'i ngarkojmë më shumë seç duhet. Derbi i nesërm (sotëm) dihet që ka bonus psikologji­k, sepse nuk luhet vetëm për vete, por edhe për tifozët.

Po nis të ndihet pak presioni i pikëve prej faktit se Vllaznia ju ka barazuar dhe Tirana është 3 pikë larg?

Unë mendoj se nuk duhet t'i ngarkojmë lojtarët shumë dhe mos t'i vëmë përpara përgjegjës­isë. Kur rezultatet nuk janë pozitive, mendoj se fajtori i parë është trajneri, më pas lojtarët. Kështu që ata duhet të jenë të qetë për të dhënë më të mirën e tyre. Një skuadër si Vllaznia ka marrë 5 fitore dhe një barazim pas gjashtë javësh dhe fillon e ringrihet, tani është krah nesh. E rëndësishm­e është që të rikthehemi te fitorja, te grupi i plotë dhe entuziazmi. Një rezultat e mirë të sjellë entuziazmi­n dhe besimin në skuadër. Ne jemi në një moment jo shumë të mirë, por kurrsesi nuk duhet të humbim besimin dhe vetëbesimi­n. Sepse këto janë dy gjëra afër njëra-tjetrës, por kanë dhe kuptim kolektiv.

Tirana ka pësuar thuajse më shumë gola se kushdo. Mendoni se mund të përfitoni nga kjo dobësi e tyre në difensivë?

Nuk mendoj për skuadrën kundërshta­re. Do të them për skuadrën time, që ne duhet të kishim më shumë gola sesa kemi shënuar deri më tani.

Është fakt se ju keni një lidhje me të dyja tifozëritë. Si e prisni reagimin e tifozëve të Tiranës?

Unë nuk di që të flas për të tjerët, ose për tifozët e Tiranës. Unë e di që vet kam marrëdhëni­e korrekte me të gjithë opinionin e futbollit në Shqipëri, më të gjitha tifozëritë. Kam respekt për tifozëritë kudo që janë. Mendoj se do të jetë dhe derbi i tifozëve, sepse dihet se çfarë atmosfere sjellin tifozët. Derbi nuk luhet vetëm për ne, por dhe për tifozët. Kërkojmë të sillemi korrekt me të gjithë, por të fitojmë gjithmonë ne.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania