Panorama Sport (Albania)

Shehi ka asin nën mëngë, gola me kokë për të fituar derbin

-

Partizani vjen në këtë derbi me një pikë të fortë: mbrojtjen. Pavarësish­t mungesave të shumta që ka pasur në këtë repart ekipi kampion ka pësuar 22 gola, duke qenë një nga mbrojtjet më të mira të kampionati­t së bashku me Vllazninë dhe Laçin (po 22 gola të pësuar). Mirëpo, për të fituar derbin duhen golat dhe Cara me shokë janë të thirrur në apel këtë herë. Skuadra e Shehit ka shënuar 31 gola këtë sezon dhe bie në sy mënyra se si janë shënuar.

AJRI- Lufta e ajrit ka qenë një nga pikat më të forta për ekipin kampion në fuqi. E thonë vetë statistika­t. “Demat” kanë arritur të realizojnë 11 herë me kokë, qoftë me goditje standarde apo me aksion. Shifër e barabartë me golat e realizuar me këmbën e djathtë (11) që tregon se duelet ajrore janë një armë që Shehi mund ta përdorë kundër ish-ekipit të tij. Mensah, Maget, Bintsuka dhe të tjerë kanë rezultuar fatalë për ekipet kundërshta­re. Me të majtën janë realizuar 8 gola në këtë sezon.

ZONA- Partizani ka arritur të shënojë 27 gola brenda zonës kundërshta­re në këtë sezon deri tani dhe 3 gola jashtë saj. Duket se saktësia nga jashtë zonës nuk ka qenë më e mira e mundshme dhe goditjet ose janë ndalur nga portierët ose kanë përfunduar jashtë. Megjithatë, kjo tregon se skuadra kërkon të zbresë në mënyrë graduale dhe të sulmojë zonën e kundërshta­rit.

AKSIONET- Nga 30 gola të realizuar në total, të kuqtë kanë arritur të shënojnë 22 me aksione dhe vetëm 8 me goditje standarde, ku përfshihen goditjet e këndit, faullet dhe penalltitë. Kjo nxjerr një tjetër përfundim, se golat me kokë janë realizuar edhe nga aksionet. Mirëpo, fitorja e fundit për Partizanin ka ardhur pikërisht nga një top i ndalur dhe bëhet fjalë për 11metërshi­n për ndeshjen kundër Teutës që u shndërrua në gol nga Tedi Cara. Pas kësaj fitoreje kanë ardhur 2 humbje dhe 2 barazime.

PORTA RIVALE- Një tjetër aspekt i rëndësishë­m për të goditur kundërshta­rin është të njohësh edhe portierin. Partizani ka një shpërndarj­e të mirë të golave në kuadratin rival, pasi 11 herë e ka çuar topin nga e majta e portës, 7 herë në mes dhe 12 herë nga e djathta. Këtu është e vështirë që të bësh parashikim­e për të ndalur goditjet e skuadrës së kuqe.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania