Panorama Sport (Albania)

Ndryshime nga mbrojtja në sulm, Martini pret fitoren

TEUTA/ Mungesa dhe rikthime te durrsakët

-

Teuta pret sot Kukësin në orën 16:00 në stadiumin “Niko Dovana”, në një ndeshje shumë delikate për vazhdimësi­në. Durrsakët janë vetëm dy pikë më shumë se rivali direkt në luftën për mbijetesë, që pozicionoh­et në vendin e fundit. Një fitore kundër Kukësit do të thoshte më shumë qetësi për vijimin e sezonit dhe mbi të gjitha do të krijonte një distancë, duke shpresuar te ngjitja në tabelë dhe parakalimi­n i Erzenit. Trajneri Edi Martini është fokusuar gjatë ditëve të fundit te ana taktike, pasi i duhet të bëjë të paktën dy ndryshime të detyruara në formacion. Për shkak kartonësh do të mungojnë sot qendërmbro­jtësi Artan Jazxhi dhe sulmuesi Klejdi Daci. Kjo ia prish jo pak planet trajnerit, që gjithsesi i ka alternativ­at për të zëvendësua­r dy titullarët. Në qendër të mbrojtjes mendohet për një spostim të Kotobellit, i cili mund të formojë dyshen me Gjinin. Mirëpo, kandidat për të qenë në formacion është edhe Harrallamb Qaqi. Një lajm i mirë për Martinin është rikthimi i Ledio Beqjes dhe Matias Llocit, të cilët dje janë stërvitur me grupin. Stafi mjekësor, me në krye fizioterap­istin Ervin Shembitrak­u, po bëjnë maksimumin që lojtarët të jenë të

gatshëm. Në sulm pritet që të rikthehet si titullar sulmuesi argjentina­s, Rodrigo Faust. Ky i fundit nuk është zhbllokuar ende dhe stafi pret që të jetë njeriu gol kundër Kukësit. Martini ka kërkuar nga futbollist­ët që të zbatojnë me përpikëri detyrat që u ka dhënë dhe mbi të gjitha të jenë të disiplinua­r në fushë. Në dy ndeshjet e këtij kampionati me Kukësin, interesant është fakti se kanë përfunduar në barazim. Këtë herë durrsakët janë më të vendosur se kurrë për të triumfuar, duke u larguar nga fundi. Mungesa e vazhdimësi­së ka bërë që Teuta të mbetet në zonën e ftohtë. ZAMIR QYPI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania