Panorama Sport (Albania)

Shqipëria me pritshmëri të larta në stilin e lirë, sot garon Dudaev

-

Prej 12 shkurtit në Bukuresht vijojnë duelet e Kampionati­t Europian të mundjes, aktivitet në të cilin merr pjesë edhe Shqipëria. Kombëtarja kuqezi në këtë eveniment konkurron me gjashtë sportistë, dy në stilin greko-roman, tre në stilin e lirë dhe një në kategorinë e vajzave. Për sa i përket stilit të greko-roman, sportistët tanë nuk mundën që të linin gjurmë, duke u eliminuar që në ndeshjet e tyre të para. Kështu në kategorinë e peshave 67 kg, Gjetë Prenga u mposht nga turku Murat Firat me rezultatin 10-0, ndërsa Kelsi Nelaj u mund 5-1 nga gjeorgjian­i Gela Bolkvadze në duelin e peshave 82 kg. Gjithashtu, as Albina Drazhi nuk ja doli në ndeshjen e saj, teksa u mposht 4-0 nga lituanezja Danute Domikaityt­e, duel i vlefshëm për peshat 68 kg. Por pritshmëri­të më të mëdha të Shqipërisë janë sigurisht nga stili i lirë, aty ku do të konkurrojn­ë tre rusët e natyralizu­ar kuqezi, Zelimkhan Abakarov, Islam Dudaev dhe afrimi më i fundit, Chermen Valiev. I pari që do të hapë garat e Kombëtares tonë në stilin e lirë do të jetë Islam Dudaev në peshat 65 kg. Dudaev do të sfidojë në kualifikue­se paraditen e sotme (rreth orës 10:00) turkun Abdullah Toprak. Më tej të shtunën paradite do të jetë radha për Zelimkhan Abakarovin, i cili do të matë forcat me armenin Mezhlum Mezhlumyan në peshat 61 kg. Gjithashtu, paraditen e së shtunës do të konkurrojë edhe Chermen Valiev, i cili pret të njohë rivalin që do të ketë përballë në peshat 74 kg. Nga të tre këta sportistë pritshmëri­të janë të larta, teksa Federata Shqiptare e Mundjes ka si objektiv futjen në zonën e medaljeve.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania