Panorama Sport (Albania)

Pioli: Gabuam në shumë situata, Europa dhe titulli duhet të na motivojnë

Trajneri: Rrotacion i detyruar, Leao dhe Pulisiç s’duhej as të luanin

-

Ishte një shans i mirë, por Milani ndryshon 4/11-at dhe shembet në mënyrë të shëmtuar nga Monza, e cila regjistron suksesin e parë ndaj rivalit kuqezi. Sfidën e ka komentuar për mediat Stefano Pioli që ka bërë një analizë të mirëfilltë mbi disfatën e djeshme.

NDESHJA - "Bëmë disa gabime që komprometu­an ndeshjen, gjysma e parë u bë ashtu siç duhej të bëhej. Kishim cilësitë për ta rikthyer, padyshim që kartoni i kuq na krijoi vështirësi, pas 2-2 duhej të ishim më mendjempre­htë, edhe skuadra u përpoq ta fitonte ndeshjen në atë moment". PROBLEM - "Ishte një mbrëmje në të cilën bëmë shumë gabime.

Ndeshja ndryshoi për keq për ne, nga ndërprerja e dëmtimit të portierin e deri në largimin e Joviçit. Mbetet fakt që duhej të ishim më të kujdesshëm dhe efektiv në të gjitha ato episode. Ishte një humbje që dhemb edhe për shkak të mënyrës se si erdhi". NDRYSHIMET - "Rrotacioni ishte planifikua­r dhe i vetmi që nuk duhej të luante ishte Leao, i cili një ditë më parë kishte përfunduar stërvitjen më herët për shkak të një dhimbje që ndiente në pulpë.

Problemi që kishte e detyroi të mos luante si titullar. Edhe Pulisiç nuk u stërvit të shtunën sepse ishte i lodhur"

ÇAU - "Gabimet janë pjesë e lojës, por të gjithë duhet të kishim qenë më të vëmendshëm. Na mungonte një mesfushor në golin e tretë dhe kur je më një lojtar më pak nuk ke pse të dyfishosh markimet. Duke shkuar për një markim të dytë, e lamë të lirë njeriun që shënoi golin e së dielës nga jashtë zonës".

OBJEKTIVAT - "Kampionati dhe Liga e Europës duhet të jenë motivimi ynë. U ndalëm në kampionat dhe nuk duhej të ndodhte. Vendi i tretë nuk është ende aq i sigurt, vendi i dytë nuk është aq larg”.

 ?? ?? Stefano Pioli, 58 vjeç
Stefano Pioli, 58 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania