Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

AUDERO 6- Pak rrezik kur duhet të luajë me këmbë, por nuk bën gabime. Kalon një pasdite të qetë.

BISEK 6,5- Ndeshje e saktë, pa gabime në leximin e lojës apo në daljen me top. Një këmbëngulj­e e tij nis aksionin që sjell golin e Fratezit.

DE VRAJ 7- Udhëheq mbrojtjen me personalit­et dhe eksperienc­ë. Vendos qershinë mbi tortë duke shënuar gol, edhe pse ndeshja tashmë ishte vendosur.

KARLOS AUGUSTO 6,5- Ashtu si Bisek zhvillon një ndeshje “të heshtur”, por të vëmendshme. Nuk bie në sy, por thuajse nuk gabon asgjë.

DUMFRIS 6- Shtyn më pak sesa herët e tjera, në një mbrëmje në fakt që Interi nuk ia ka shumë nevojën për të qenë realist.

FRATEZI 6,5- Luan ai dhe jo Barela, por vrulli nuk mungon. Pafund ulje dhe zbritje në fushë, duke vjedhur topa dhe duke u futur për të gjetur golin. Ia doli. Rezervë luksi në stolin e Interit (Nga 77’ Akinsanmir­o-pa notë). ASLLANI 7- O sot o kurrë. Çalha u dëmtua, por ai ishte gati. Bën ndeshje pozitive duke dhënë asistin e golit të parë të ndeshjes. Ndëshkohet me të verdhë dhe Inzagi e zëvendëson, por tregoi kualitet me topin në këmbë. (Nga 55’ Barela 6- Futet në fushë kur ndeshja praktikish­t kishte përfunduar).

MKITARIAN 6- Ndoshta më pak i angazhuari sot në mesfushën e Interit. Luan dhe i bën të tjerët të luajnë, por jo për të shkulur flokët. Ndoshta sepse luan i pasforcuar. (Nga 65’ Klasen 6- Nuk lë shenjë edhe pse ka dëshirë. Ndoshta sepse shokët e skuadrës e stakuan trurin).

DIMARKO 6- Më pak prezent në lojë. Interi këtë herë i gjen golat nga qëndra dhe jo nga krahët. Por ky është një tregues që Inzagi ka shumë mënyra për të fituar. ( Nga 77’ Bjukenën- Pa notë).

SANÇEZ 7- Luan një ndeshje brilante dhe inteligjen­te. Fotografia më e mirë ndoshta është goli i 2-0, kur shkon në fundore dhe pastaj kthehet për të gjetur hapësirën për Fratezin. Tregon se është lojtar i një klasi të lartë. Jo më kot ka veshur vetëm fanella të rënda.

LAUTARO 8- Në fillim 100 dhe pastaj 101. Numërimi vazhdon. I egër dhe pozitiv, në një repart sulmues ku argjentina­si është lideri absolut i këtij grupi, këtë vit akoma më shumë. Qoftë Leçe apo mbrëmjet e mëdha europiane ai përgjigjet gjithmonë prezent. Një sezon fantastik që e konfirmon atë një kampion të madh. (Nga 65

Arnautoviç 6- Ka ndikim në lojë, por është fluid).

TRAJNERI INZAGI 8- Ndryshojnë interpretu­esit, por jo loja dhe kualiteti. Edhe përballë një Leçe, që përtej rezultatit ka luajtur një pjesë të parë të mirë. Interi i tij ka bërë një punë të jashtëzako­nshme, ka motivuar skuadrën dhe po dominon kampionati­n. Me meritë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania