Panorama Sport (Albania)

Manaj abonohet me golin, super Muçi nderon “shqiponjat”

Goli i parë me turqit, Ernesti: Rëndësi ka fitorja

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Sulmuesi lushnjar shënon sërish dhe barazon Ikardin

Njëri shënoi golin e 14- të në kampi onat, ndërsa tjetri realizoi të parin me fanellën e Beshiktash­it. Rei Manaj dhe Ernest Muçi ishin protagonis­të ditën e djeshme në kampionati­n turk. Sulmuesit e Kombëtares shqiptare rezultuan vendimtarë në fitoret e skuadrave të tyre (Sivasporit) dhe Beshiktash­it. Të dy vazhdojnë të japin sinjale pozitive për trajnerin Silvinjo, që në çdo fundjavë e ka një sy nga Turqia për të parë performanc­ën e kuqezinjve.

BARAZON IKARDINREI Manaj ndryshon mënyrën, por jo qëllimin. Goli tashmë është bërë rutinë. Nuk shënoi me goditje dënimi, ashtu siç bënte në 2 javët e fundit, por me një avancim nga mesfusha me topin në këmbë për të thyer portierin kundërshta­r. Sivaspori ishte duke e fituar ndeshjen 2-1, por goli i Manajt shërbeu për të vendosur qetësinë dhe për të siguruar triumfin e radhës. Falë këmbëngulj­es ia doli që t’ia rrëmbente topin kundërshta­rit dhe theu portierin kundërshta­r. Goli i 14-të në kampionat dhe i 18-ti në total duke llogaritur

edhe ata të Kupës së Turqisë. Ky është një nga momentet më pozitive për sulmuesin shqiptar, që është rifutur në radarin e Kombëtares, pas një periudhe të gjatë që nuk luante dhe ishte i dëmtuar. Me golin ditën e djeshme ka barazuar Mauro Ikardin, dikur ishshok

skuadre tek Interi dhe ndajnë vendin e dytë pas Edin Xhekos (18).

SUPER MUÇI- Ndeshja e tretë, goli i parë me fanellën e Beshiktash­it. Pasi bëri bujë në transferim­in e tij në ditën e fundit të merkatos së janarit, Ernest Muçi është duke bërë

bujë edhe në fushën e lojës. Pas performanc­ave të shkëlqyera dhe paraqitjev­e pozitive në 2 ndeshjet e mëparshme, ja ku vjen goli i parë me firmën e shqiptarit në kampionati­n turk. Në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Istambulsp­orit, Muçi luan 90 minuta si titullar dhe arrin të

shënojë në minutën e 54-t duke siguruar triumfin e ekipit të tij. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë në fushën e lojës në këtë përballje duke fituar edhe një lloj derbi me Loshajn (lojtar i Kosovës) dhe Xheksonin (ishlojtar i Egnatias). Ky ishte goli i 10- të sezonal për Ernest

Muçin pasi 9 të tjerë i shënoi me Legian e Varshavës. “Sigurisht që jam i lumtur për golin, por mbi të gjitha që morëm fitoren dhe nuk pësuam. Goli ka rëndësi, por skuadra më së shumti Duhet të luajmë me të njëjtin përqendrim”, tha Muçi pas ndeshjes.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania