Panorama Sport (Albania)

Alivoda elektrizon Vllazninë, Dinamo ndalet te traversa

Supergoli i mesfushori­t vendos sfidën në Durrës

- FATJON RUPI

Shkodranët mundin blutë dhe shkëputen nga Partizani

Ndeshjen e dy skuadrave të mo mentit në Kategorinë Superiore e fiton Vllaznia, që falë një goli të Rejan Alivodës në pjesën e parë, konsolidon pozitat e saj në vend të dytë, duke iu shkëputur 3 pikë Partizanit dhe iu afruar me 6 pikë Egnatias kryesuese. Në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit u luajt një ndeshje plot emocione, me raste për shënim nga të dyja skuadrat, pritje të bukura të portierëve, një traversë dhe një karton i kuq. Në fund festuan shkodranët, ndërsa Dinamo nuk pati fatin me vete. Blutë, për herë të parë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës për 2024ën në kampionat, teksa Vllaznia është bërë “makth” për skuadrën e Mehmetit. Kryeqyteta­sit janë barazuar me pikë me Tiranën (35) dhe gara për katërshen mbetet e hapur.

PJESA E PARË

Dy skuadrat zbritën në fushë me formacione­t e tyre më të mira. Fillimi pa një Dinamo me më shumë iniciativë drejt portës kundërshta­re, por jo me rrezik konkret për Jurgen Mehidrin, i cili ishte titullar në vend të Kristi Qarrit, që mungoi për shkak të problemeve shëndetëso­re. Vllaznia u fut në lojë pas 15 minutave të para. Shkodranët dhanë sinjalin e parë me Balajn, goditja e të cilit u devijua nga Sali. Më pas, në minutën e 28-të, do të gjenin golin e fitores me Alivodën, që i vidhet mbulimit të Gudiabit dhe nga jashtë zonës gjeti trajektore­n fituese me të majtën, duke e çuar topin në rrjetë. Dinamo u mundua të reagonte, por deri në fund të pjesës së parë pati vetëm një gjuajtje me Markun, ndërsa për Vllazninë provoi Hakaj të kërcënonte portën blu.

PJESA E DYTË

Kjo pjesë ishte më e mirë, me shumë raste dhe ritëm më të lartë, për shkak të këmbëngulj­es më të madhe të Dinamos për të shkuar te goli i barazimit. Mala iu afrua goli të dytë me një gjuajtje me të djathtën, që drithëroi Salin, por shkoi jashtë. Më pas, në pak minuta blutë krijuan tri raste në zonën e Vllaznisë, me protagonis­të Kaçorrin dhe Andonin. Në rastin e parë këta lojtarë nuk goditën saktë me kokë, duke penguar njëri- tjetrin, pastaj Andoni gjuajti mbi tra pas një pasimi të Denisonit. Ndërsa Kaçorri u bllokua nga Stojanoviç në momentin e gjuajtjes. Shkodranët

vunë në provë Salin me një gjuajtje të bukur të Smajlit, që u devijua aq sa duhej nga portieri vlonjat. Përsëri minuta të mira për Dinamon, por Vila dhe Zabërgja nuk arrijnë të shënojnë, duke preferuar zgjidhjen individual­e, në një kohë që mund të pasonin për shokët e lirë në zonë. Sali ndal dy tentativa në të njëjtin aksion të Vllaznisë me Malën dhe Stojanoviç. Lorenco Vila është pa fat, teksa sheh topin të përplaset në traversë, pas gjuajtjes me kokë. Një tjetër rast të mirë për Dinamon do të ketë Behiratçe pas krosimit

nga këndi, por edhe ai nuk arrin ta çojë topin në rrjetë, edhe pse afër portës. Gjatë 8 minutave shtesë, blutë luajtën me 10 vetë, sepse kapiteni Hoxha u ndëshkua me karton të kuq për një faull ndaj Balajt. Arbitri kryesor u thirr nga VAR-I dhe pasi pa pamjet, mori këtë vendim. Rastin e fundit do ta kishte Denison, por goditja e tij diagonale u prit nga Mehidri. Vllaznia shndërrohe­t kështu në një “mace të zezë” këtë sezon për Dinamon, me 7 pikë të fituar në 3 ndeshje, kundër vetëm 1 pikë të kryeqyteta­sve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania