Panorama Sport (Albania)

Shkurtaj: Misioni quhet Superiore, Flamurtari e meriton

- ERMAL SIKA

Vasil Shkurtaj po jep maksimumin te Fla murtari. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, vlonjati po bën paraqitje të mira dhe si mision ka të ndihmojë sa më shumë skuadrën e qytetit të tij. Edhe vetë e pranon se është në një formë shumë të mirë. Për "Panorama Sport", sulmuesi deklaron se në Vlorë ka ardhur për të dhënë maksimumin dhe për të shënuar sa më shumë. Shkurtaj pret një vazhdimësi pozitive edhe në vijim, ndërsa grupin e vlerëson profesioni­st dhe solid. Sulmuesi vlonjat thekson se në Vlorë ndihet mirë, duke treguar edhe për jetën jashtë futbollit.

Shkurtaj, po ndihmoni Flamurtari­n me golat që po shënon, si ndiheni?

Në formë shumë të mirë. Jam shumë i kënaqur që po kontribuoj për ekipin e qytetit tim. Po japë maksimumin tim për ta ndihmuar sa më shumë Flamurtari­n. Të gjithë duhet që të sakrifikoj­më për këtë skuadër që ka një emër shumë të madh në futbollin shqiptar dhe që duhet të shkojë ku e ka vendin. Në Vlorë kam ardhur pikërisht me misionin për të bërë më të mirën dhe për të dhënë gjithçka nga vetja.

Skuadra bindi edhe në Berat. Si ju duket ky Flamurtar?

Në Berat bëmë një performanc­ë edhe më të mirë se në ndeshjet e kaluara. E kishim vlerësuar maksimalis­ht këtë takim dhe në fund arritëm që të dilnim me pikët e plota nga ajo transfertë. Dominuam të gjithë ndeshjen dhe dua të them se bindëm edhe me lojë. Besoj se i kemi kënaqur tifozët edhe me performanc­ën që shfaqëm. Unë shpresoj të kemi këtë vazhdimësi pozitive.

Çfarë prisni nga faza e tretë?

Pres një vazhdimësi të ngjashme nga ana jonë, sikundër deri më tani. Secili prej nesh duhet të japë gjithçka për ndeshjet e mbetura dhe t'i luftojë ato deri në fund.

Mendoni se do të arrihet objektivi?

Kemi një ekip shumë të mirë. Jam optimist për këtë. Besoj shumë se me këtë ekip që kemi në fund do t'ia dalim mbanë. Janë të gjitha mundësitë. Një grup solid dhe gjithashtu edhe një klub i mirëinvest­uar dhe korrekt.

Si po ndiheni në Vlorë?

Ndihem si në shtëpinë time. Për shkak të aktiviteti­t që kam pasur, kam qenë larg Vlorës. Tani që jam rikthyer po përpiqem që të shijoj çdo moment.

Me cilët lojtarë shoqërohen­i më shumë?

Unë shoqërohem pak më shumë me çunat me të cilët kemi qenë bashkë te Luftëtari. Por në përgjithës­i kam marrëdhëni­e shumë të mirë me të gjithë. Ka një atmosferë të shkëlqyer në ekip

Si e kaloni kohën e lirë në Vlorë?

Me familjen, por edhe me qenin tim.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania