Panorama Sport (Albania)

Gyndoan frymëzon Barçën, lojtari që krijon më shumë raste në Europë

Gjermani, vendimtar për ekipin me paraqitjet e tij

- ATL.MADRID - ATL.BILBAO

Ilkaj Gyndoan mbërriti në Barcelonë verën e kaluar, por përshtatja dhe performanc­a e tij e kanë bërë atë një nga emrat më të rëndësishë­m të ekipit të Ksavit. Ai zbarkoi në Barcelonë duke premtuar cilësi, lidership dhe përvojë. Të gjithë po shihnin se si do të ishte përshtatja e tij me lojën e Barçës por dhe të vetë kampionati­t spanjoll. Tashmë kur sezoni ka hyrë në fazën e vet vendimtare, nuk ka mëdyshje se rendimenti i gjermanit ka qenë i shkëlqyer. Ai ka rezultuar një afrim i goditur nga Laporta. Performanc­a e tij është madje e papritur, mes pesë kampionate­ve më të rëndësishë­m në Europë, Ilkaj Gyndoan është lojtari që ka krijuar më shumë raste, 100 të tillë. Të shtunën e kaluar ai u bë lojtari i vetëm në skuadër që ka luajtur në çdo ndeshje të La Ligë. Nga 26 ndeshje, ai ka startuar në 23 prej tyre, teksa në tri raste e ka nisur nga stoli. Gyndogan është lojtari i vetëm i Barcelonës në top- 10 të këtij klasifikim­i. Në vendin e dytë, gjejmë Bruno Fernandesh, ylli portugez i Mançester Junajtidit, i cili është vetëm katër raste larg arritjes së shifrës 100. Ndër dhjetë më të mirët, tetë janë futbollist­ë që luajnë në Premier Ligë dhe dy janë nga La Liga. Në këtë grup të përzgjedhu­r është edhe Isko me 78 raste të krijuara. Po të shohim vetëm Barcelonën, lojtari i dytë i Barcelonës që gjejmë në këtë renditje është Zhoao Kanselo me 37 aksione të rrezikshme, dhe podiumin blaugrana e plotësojnë Pedri dhe Rafinja me nga 35 raste secili. Ferran Torres dhe Lamine Jamal kanë krijuar nga 30 mundësi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania