Panorama Sport (Albania)

“Apolonia t’i besojë Mërgjyshit” “Për këtë sezon nuk vlen asnjë këshillë, klubi të rinovojë me trajnerin për vitin tjetër”

- HILMI SALIU

Andi Prifti: Maksimumi që mund të bëjë ekipi është pjesëmarrj­a në fazën “play-off”

Ish-futbollist­i Andi Prif ti fut në “skaner” Apoloninë. Ecuria e deritanish­me, defektet që kanë shfaqur në 22 javë, faza e tretë në prag dhe objektivat e mundshëm, kalojnë në “lupën” e ish-mbrojtësit. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, ai vlerëson paraqitjen e fierakëve në dy fazat e këtij sezoni. Sipas tij, Apolonia i ka marrë maksimumin këtij kampionati, por ngjitjen e quan të vështirë.

Pas 22 ndeshjeve të zhvilluara, Apolonia është në vendin e pestë. Si e vlerësoni këtë ecuri?

Të tregohem i sinqertë, ecuria e deritanish­me është e barasvlers­hme me forcën reale dhe mundësitë konkrete që kanë. Duke parë kontingjen­tin e lojtarëve që ka Apolonia, mendoj se ka marrë maksimumin e pikëve. Renditja është e kënaqshme. Aq ishin mundësitë, aq pikë u morën.

Pse janë kaq mundësitë?

Ky është maksimumi i Apolonisë dhe për mendimin tim kjo skuadër nuk mund të shkojë më larg se sa një vend i sigurt në fazën “play off”. Kjo mundësi e dytë për t’u ngjitur në elitë duhet të shfrytëzoh­et më së miri, pavarësish­t specifikës dhe vështirësi­së.

Skuadra ka pasur edhe luhatje të frikshme, veçanërish­t në tre muajt e fundit. Çfarë ka ndikuar?

Fillimisht ka ndikuar ngarkesa dhe rritja e vazhdueshm­e e emocioneve. Së dyti, grupi aktual i lojtarëve është në moshë relativish­t të re, u mungon eksperienc­a. Së treti, jemi në një fazë të nxehtë të sezonit, ku të gjitha skuadrat janë në presionin e vazhdueshë­m të pikëve, ndërsa Apolonia komode dhe e qetë në “play off”. Së katërti, ndërrimi i shpeshtë i trajnerëve. Me ardhjen e trajnerit Mërgjyshi, besoj se do jenë 100% në “play off”, ndonëse ia kanë ndërlikuar pak punët vetes.

A e shikoni Apoloninë pretendent­e për elitën përmes “play off”-it?

Mbetet një ëndërr. Është shumë e vështirë me kontingjen­tin që kanë. Por në futbollin e sotëm, kurrë mos thuaj kurrë. Klubi, trajneri dhe lojtarët duhet të besojnë verbërisht deri në ndeshjen e fundit.

Si e vlerësoni grupin aktual të lojtarëve?

Apolonia ka një grup lojtarësh cilësorë, premtues dhe me perspektiv­ë. Janë të rinj me plot dëshirë dhe uri për të bërë shumë mirë dhe për të arritur shumëçka këtë sezon. Ata po japin dhe marrin maksimumin, por skuadrës i mungon disi eksperienc­a dhe pjekuria në sfidat vendimtare. Brenda dytri muajsh janë lënë pikë me rivalët më të afërt, si Bylisi, Elbasani, Flamurtari, Vora dhe Korabi.

Personalis­ht, çfarë prisni nga faza e tretë e sezonit?

Unë pres vetëm të sigurojnë matematiki­sht vendin në “play off”, sepse vetëm kaq munden të bëjnë. Nga ana tjetër, vërej që klubi nuk është kaq i dhënë pas Superiores. Duket se janë më të interesuar për të promovuar dhe shitur lojtarët e rinj të akademisë.

Në fund, a keni një këshillë për drejtuesit fierakë?

Për këtë sezon nuk ka më vlerë, por këshilla ime e vetme është t’i besojnë projektit të trajnerit ekspert, Artan Mërgjyshi. T’i japin kohën e duhur dhe t’i lënë dorën e lirë në periudhën e merkatos së ardhshme, në mënyrë që të ketë një ndërthurje perfekte mes lojtarëve me eksperienc­ë dhe të rinjve. Merkato e fierakëve ndër vite lë shumë për të dëshiruar dhe pa diskutim duhet ndërhyrë më me cilësi.

 ?? ?? Andi Prifti, ish-mbrojtësi i Apolonisë
Andi Prifti, ish-mbrojtësi i Apolonisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania