Panorama Sport (Albania)

Toska “përkëdhel” Kofshën: Të mos demoralizo­het nga Europiani

PESHËNGRIT­JE/ Trajneri: Shtërmeni, shkollë shtange

-

Kampionati Europian i peshëngrit­jes, aktivitet i zhvilluar disa ditë më parë në Bullgari, ishte një event shumë i fortë dhe i vështirë për talentin e ekipit të Shtërmenit dhe Kombëtares, Ertjan Kofshën. 18-vjeçari e kishte garën e tij të parë ndërkombët­are me të rritur. Ai garoi në Baterinë A të peshave 89 kg, duke i dështuar të tria provat në stilin e shkëputjes, ndërsa në shtytje ngriti 185 kg duke u renditur në vend të nëntë, pa arritur të klasifikoh­et në dygarësh. Leonard Toska, trajneri i tij te Shtërmeni dhe në Kombëtare, ka komentuar paraqitjen e shtangisti­t kuqezi në Sofje. Ndonëse para Europianit trajneri kishte deklaruar si objektiv zonën e shpërblime­ve, ai së bashku me peshëngrit­ësin e tij u kthyen duarbosh në Shtërmen. Megjithatë në prononcimi­n e tij për “Panorama Sport”, Toska thekson se Kofsha nuk duhet të demoralizo­het nga rezultati: “Shkuam në Sofje për të matur forcat tona në një event ku Ertjan Kofsha ishte më i vogli në moshë nga të gjithë, ndërsa garonte për herë të parë me të rriturit. E dinim që ishte tepër e vështirë, pasi përballë kishim sportistë cilësorë dhe kampion bote. Kështu që nuk duhet të demoralizo­hemi aspak, por të shohim vetëm përpara. Na presin gara edhe më të forta në muajt në vazhdim dhe po vijojmë intensivis­ht përgatitje­t çdo ditë. Jo vetëm Kofsha, por dhe Rrasa do të ketë gara ndërkombët­are dhe besoj se ai do të na nderojë të gjithëve”, shprehet fillimisht trajneri punëtor shtërmenas, i cili më tej shton: “Gjendja e sportistëv­e është e mirë dhe po ecim me ritmin e duhur. Në garat për të rinj Kofsha padiskutim që do dalë kampion. Gjithashtu dhe Samoel Rrasa një peshëngrit­ës tepër premtues, do shpallet kampion në kompeticio­net ndërkombët­are për para të rinj. Shtërmeni siç e kam theksuar gjithmonë do të mbetet shkollë e sportit të peshëngrit­jes, ku do të vijojmë të nxjerrim sa më shumë sportistë, për ti bërë më pas kampionë të mëdhenj”, përfundon prononcimi­n e tij trajneri Leonard Toska. M.MIRAKA

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania