Panorama Sport (Albania)

Bomberi universal, tani Vlahoviç shënon në të gjitha mënyrat

Momenti më i mirë i karrierës, fizikisht bën diferencën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dushan është pjekur, realizon edhe me këmbën e “keqe”

Nëse ky është mo menti më i mirë i karrierës së shkurtër deri në këto momente i Dushan Vlahoviçit ndoshta nevojitet një thellim më i detajuar, por që ky është momenti më i mirë i karrierës së tij që kur veshi bluzën e Juventusit në janar 2022, kjo është mëse e sigurt. Dhe për të konfirmuar këtë mjafton që të nënvizosh faktin se në 9 ndeshjet e fundit në kampionat ka realizuar 10 gola, shifra këto që të sjellin ndërmend momentet e arta te Fiorentina, ato që marrosën Juventusin dhe drejtuesit për ta paguar me ar për ta sjellë në Torino. Pas probleme fizike të përsëritur­a në periudhën tetor-nëntor 2023, te Juventusi u frikësuan të gjithë se përsëritja e pubalgjisë mund ta hidhte në tapet gjigantin e sulmit torinez, por jo... Këtë herë Vlahoviç vendosi që të luftojë me veten, me sëmundjen dhe me të gjithë skeptikët për t’i treguar se ai është më i fortë sesa një dhimbje muskulore që nuk e lejonte të shprehej në maksimum dhe duke ndryshuar shumë detaje në dukje të vogla, u rikthye goleadori që të gjithë njihnin.

MË I MIRI – Muaji i fundit ka qenë ai që jo më kot e shpalli atë edhe lojtarin më të mirë të Serisë A. Me 10 golat në 9 ndeshje, por edhe me një bagazh teknik në rritje që po tregon në çdo ndeshje, Dushan Vlahoviç është rikthyer që të fitojë kopertinat e kampionati­t italian, ndonëse fatkeqësis­ht

Juventusi duket se ka dalë tashmë nga lufta për titull. Gjithsesi, bomberi serb është e rëndësishm­e që të vazhdojë të rritet, sepse nga sezoni i ardhshëm Juventusi, me rikthimin në Champions dhe paratë që sjell ky kompeticio­n, premton që të bëjë gjëra të rëndësishm­e në merkato dhe pa dyshim që duke i vënë më shumë cilësi përreth ballkanasi­t,

ai i ardhmi mund të jetë viti ideal për të sulmuar titullin kampion që në fillim. Tani, për Vlahoviçin është e rëndësishm­e që të vazhdojë të realizojë dhe pse jo të përsëritet edhe ndaj Napolit, të dielën në mbrëmje, pasi nga ajo sfidë kalon ndoshta edhe vlerësimi i dytë radhazi si “lojtari i muajit shkurt” në Serinë A.

BAGAZHI TEKNIK - Të ndalurit te shëndeti i rigjetur do të thotë të injorosh rritjen në aspektin teknik. Alegri e ka prekur shpesh herë si temë këtë gjë, për të komentuar paraqitjet e bëra nga sulmuesi i tij, i cili duhet të mendojë vetëm të punojë dhe jo të fiksohet te golat apo sasia e tyre që realizon. Gjithsesi, edhe numrat kërkohen që të jenë të rëndësishë­m, sepse fundja për ta paguhet nga Juventusi dhe për ta u ble, por nëse shohim sesi i ka shpërndarë 15 realizimet e tij deri në këtë moment serbi, kjo do të thotë se tashmë Dushan është shndërruar në një bomber universal. Për ta konfirmuar këtë e tregon fakti se me aksion, me këmbën e tij të preferuar, të majtën, (këtu përjashtoj­më dy penalltitë dhe një goditje dënimi të dërguara në gol me të majtën), e ka dërguar vetëm 4 herë topin në rrjetë, ndërsa me të djathtën ka goditur 5 herë, përveç se në 3 raste ka devijuar saktë me kokë. Dhe kur sheh një lojtar që të lërë vulën e tij në çdo mënyrë, kuptohet se ai jo vetëm tashmë po dëfrehet në fushë, por ka kaluar në një tjetër dimension... Në atë të lojtarit universal...

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania