Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu godet në Laç me Nikajn, ngjitet i katërti

Goli i sulmuesit shkodran në fund ndëshkon skuadrën e Josës

- FATJON RUPI

Korçarët oportunist­ë në transfertë, kurbinasit ndalen te traversa

Fitore e madhe e Skënderbeu­t në Laç, 0- 1 falë një goli të Ardit Nikajt, në minutat e fundit. Korçarët kanë dalë me 3 pikë nga një transfertë shumë e vështirë dhe e shohin veten në vend të 4-t, me 37 pikë, duke lënë pas dy skuadrat kryeqyteta­se, Dinamon dhe Tiranën. Laçi në anën tjetër, nuk po arrin të fitojë prej javësh dhe ka rrëshqitur në renditje, duke qenë më afër zonës së ftohtë se “Final 4”. Duhet theksuar se ndeshja ishte përgjithës­isht e barabartë, me raste për të dyja skuadrat, por kurbinasit nuk patën fat, duke humbur disa raste të mira shënimi, ndërsa Melo u ndal nga traversa në pjesën e dytë.

PJESA E PARË - Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të Skënderbeu­t, me sulme të shpejta dhe të qarta të korçarëve, por pa rezultat. Rastet më të pastra të ndeshjes do t’i kishin kurbinasit. Manellari “hëngri” golin e avantazhit në minutën e 11të, pas një pasimi të Sobouejll, duke gjuajtur jashtë nga shumë afër portës. Sulmuesi kryesor i Laçit ishte protagonis­t për skuadrën e tij edhe në vazhdim. Në një rast pasimin e tij nuk e shfrytëzoi si duhet Melo, ndërsa në një rast tjetër ai gjuajti jashtë kuadratit të Alias. Skënderbeu kërkoi të shfrytëzon­te shpejtësin­ë e Rashicës, që ishte i rrezikshëm, por jo konkret.

PJESA E DYTË – Prodani krijoi rrezikun e parë të kësaj pjese, kurse korçarët u kundërpërg­jigjën me Nikajn, goditja e të cilit u ndal nga Dajsinani. Trajneri Mirel Josa nisi të freskojë skuadrën, duke aktivizuar Myrtën për Manellarin e më pas Bajramajn për Tresën. Laçi ishte pa fat kur kishte kaluar një orë lojë, pasi gjuajtja e bukur e Melos u ndal nga traversa. Më pas loja u përqendrua më shumë në mesfushë, me pak sulme të rrezikshme, edhe pse kurbinasit ishin më këmbëngulë­s. Melo humbi edhe një rast të pastër me kokë, duke gjuajtur me kokë jashtë kuadratit nga afër portës. U duk se gjithçka do të përfundont­e me rrjeta të paprekura, por Skënderbeu shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një rrëshqitje të mbrojtësit Lima. Xhantu, i futur në fushë si zëvendësue­s, pasoi saktë në zonë për Nikajn, që me gjakftohtë­si mposhti Dajsinanin dhe i dha 3 pikë të arta

skuadrës së tij. Kurbinasit morën edhe një goditje të fortë psikologji­ke dhe nuk mundën të reagonin në minutat shtesë. Një humbje që komprometo­n kampionati­n e kurbinasve, ndërsa korçarët në anën tjetër vërtetojnë se janë një skuadër solide.

 ?? ?? Festa e korçarëve në dhomat e zhveshjes pas fitores në Laç
Festa e korçarëve në dhomat e zhveshjes pas fitores në Laç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania