Panorama Sport (Albania)

Napoli-juventus, është Osimhen kundër Vlahoviç

Shënojnë të dy 1 gol çdo 106’, por kanë fate të ndryshme

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Mungon pesha e titullit, por shpresohet për spektakël

Këtë herë Napoli-ju ventus do të ketë një tjetër atmosferë, duke parë renditjen e të dyja skuadrave, por gjithsesi mbetet gjithmonë një Napoli-juventus, duke menduar për urrejtjen që kanë për njëri-tjetrin këto dy ekipe. Teksa në mes nuk ekziston me një titull kampion, ndonëse të kaltrit vazhdojnë të jenë kampionët në fuqi të Italisë, të cilët presin vetëm shkurorëzi­min matematiko­r nga Interi, në stadiumin “Diego Armando Maradona” pritet ose të paktën shpresohet për një ndeshje të madhe. Në lojë janë kupat e Europës, ku ndonëse Juventusi me 57 pikë e ka “blinduar” zonën Champions deri tani dhe ruan vendin e dytë, Napoli me 40 pikë kërkon një tjetër reagim të fortë për të rinisur ndjekjen ndaj katër vendeve të para. Gjithsesi, të dielën në mbrëmje do të jetë mbi të gjitha një duel mes Viktor Osimhenit dhe Dushan Vlahoviçit, dy prej 3 bomberëve (së bashku me Lautaron) më të rrezikshëm të turneut, që gjithmonë në këto vite të fundit kanë ditur të lënë shenjën e tyre në duelet e mëdha. Dhe nëse këtë herë në “pjatë” nuk ka një objektiv

madhor, u takon sulmuesve që të ndezin të paktën mes tyre duelin në distancë dhe të ofrojnë një spektakël për dy tifozëritë e tyre, që më të zhgënjyera nuk mund të jenë edhe në këtë sezon, duke parë sesi ka rrjedhur sezoni.

NUMRAT – Viktor Osimheni

është rikthyer nga Kupa e Afrikës shumë i karikuar, ndonëse aty u dorëzua në finale. Gjithsesi, nëse faza e parë e tij ishte një pasqyrë e gjithë sezonit të Napolit deri tani, nga fillimi i këtij muaji Osimhen është rikthyer të godasë sërish me forcë dhe pas 15 ndeshjeve

të regjistrua­ra numëron 11 gola dhe 3 asiste, ose e thënë ndryshe 1 gol çdo 106 minuta lojë. Dhe të mendosh se me të njëjtën kuotë godet edhe Dushan Vlahoviç, ndonëse serbi i Juventusit ka një ritëm të frikshëm në këtë vit të ri 2024, duke regjistrua­r 10 gola në 9 ndeshjet e

fundit, ose 15 gola dhe 3 asiste pas 1591 minutash në total. Por nëse si Osimhen ashtu sikurse Vlahoviç kanë të njëjtën frekuencë goditëse në portat rivale është atmosfera rreth tyre ajo që është shumë ndryshe. Bomberi afrikan i Napolit duket se luan sezonin e tij të fundit me kampionët e Italisë në fuqi dhe pritet t’i shitet ofertuesit më të mirë, me shumë mundësi jashtë Italisë. Ndërkohë, gjiganti serb i Juventusit përgatitet që të rinovojë në Torino dhe të blindohet me një kontratë deri në vitin 2028, prej 12 milionë eurosh në sezon.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania