Panorama Sport (Albania)

Osmani: Titullin e Kupën dua t’i sjell në Shkodër

- ADMIR URUÇI

Trajneri i Vllaznisë, Qatip Osmani është shprehur tejet i kënaqur me fitoren që skuadra e tij ka arritur ndaj Tiranës. Ai ka folur si për atmosferën e po ashtu edhe për ecurinë e mëtejshme të skuadrës në këtë pjesë të mbetur të sezonit, por edhe përqendrim­in që skuadra duhet që të ketë në përballjen e Kupës. Sipas Osmanit, Vllaznisë i duhen ende punë për të siguruar katërshen e parë.

Shumë gjëra që u duken e sollën fat për ju?

Pëllumbat, kuajt dhe publiku ishin fati i Vllaznisë. Çdo fitore është e mirë, por kjo ndaj një ekipi siç është Tirana ka një vlerë të veçantë.

Pavarësish­t fitores, skuadra u duk se hasi probleme në pjesën e dytë?

Në pjesën e parë ishim mirë, shumë luftarakë e dominuam, u pozicionua­m. Në pjesën e dytë u pozicionua­m tepër dhe kundërshta­ri ndryshoi sistemin e lojës, por nuk na rrezikuan përveç në momentin që morëm golin. Edhe në pushim e përmendëm që është rezultat i rrezikshëm dhe përforcuam sulmin dhe mesfushën. Futëm Çobën dhe Salën dhe mendoj se morëm edhe frytet sërish.

Tani "final 4" më afër, pasi po shkëputeni nga ndjekësit?

Mendoj se asgjë nuk ka përfunduar janë edhe 30 pikë në lojë. Duhet të bëjmë kujdes.

Një ndeshje të mirë edhe dy qendrat e mbrojtjes, Stojanoviç e Juriç?

Po kanë bërë një ndeshje të mirë. Në përgjithës­i mbrojtja ka bërë një lojë të mirë, me përjashtim të disa gabimeve që ndodhin në futboll. Jam i kënaqur me lojën e tyre por edhe me lojën e të gjithëve se vetëm me lojën e mirë të tyre nuk fitohet ndeshja.

Sa ndikoi atmosfera në këtë fitore?

Unë i falënderoj të gjithë që ishin në stadium dhe dëshiroj që të jenë sërish të shumtë në numër edhe në takimet e tjera. Mendoj se ata janë një shtysë e madhe për ne.

Feston ekipi, por ju do të festoni?

Unë do të festoj kur të arrijmë objektivat që kemi.

Të mërkurën, Kupa e Shqipërisë, kundërshta­rët vijnë pas një rezultati jo të mirë?

Aspiratat tona janë që të pretendojm­ë edhe për Kupën. Dhe do të kërkojmë që të kalojmë edhe Erzenin në Kupë. Ne do të kërkojmë në dy fronte të fitojmë.

Çfarë duhet që t'i ruhet Vllaznia?

Jo veç pas kësaj loje, por edhe para mundohemi ta menaxhojmë këtë euforinë, duhet të jemi të kujdesshëm.

 ?? ?? Vllaznia duke festuar një nga golat e ndeshjes të së shtunës FOTOT: F. HAZISLLARI
Vllaznia duke festuar një nga golat e ndeshjes të së shtunës FOTOT: F. HAZISLLARI
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania