Panorama Sport (Albania)

Largohet Josa, Laçi pret Armando Cungun

-

Mirel Josa nuk është më trajner i Laçit. Humbja e fundit kundër Skënderbeu­t në shtëpi ka bërë që të krisen raportet mes drejtuesve kurbinas dhe trajnerit nga kryeqyteti. Ky i fundit ka konfirmuar dje për "Panorama Sport" largimin nga kurbinasit, por pa dhënë detaje për këtë ndarje me klubin në pjesën më kulminante të sezonit. Dhe kjo nuk është hera e parë që Josës i ndodh kështu me bardhezinj­të, pasi edhe në vitin 2022, iku nga Laçi në muajin prill dhe më pas mori drejtimin e Vllaznisë, teksa si për ironi të fatit, mundi në finalen e Kupës pikërisht kurbinasit. Nga ana e klubit kurbinas nuk ka pasur ende një qëndrim në faqen zyrtare në rrjetin social, "Instagram", por fakt është që ekipi nuk do të drejtohet më nga Josa. Mësohet se që pas ndeshjes me

Skënderbeu­n, drejtuesit e Laçit kanë kontaktuar një njohje të vjetër të tyre, shkodranin Armando Cungu, i cili më parë ka fituar trofe në krye të bardhezinj­ve. Në parim palët kanë gjetur akordin, por sot do të mësohet më tepër, kur dhe Cungu pritet të drejtojë stërvitjen e parë. Koha nuk pret, pasi nesër kurbinasit do të luajnë ndeshjen e kthimit për turin çerekfinal­e të Kupës së Shqipërisë kundër Egnatias në Rrogozhinë. E para në Laç ka përfunduar me shifrat 01 dhe bardhezinj­ve u duhet një fitore me dy gola diferencë për kualifikim­in. Ekipi po kalon një moment jo të mirë, pasi edhe në kampionat, kishte 5 barazime radhazi, përpara se të thyhej në Laç nga Skënderbeu. Me 30 pikë në vendin e shtatë, kurbinasit rrezikojnë shumë zonën "play out".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania