Panorama Sport (Albania)

Bylisi kthehet te fitorja, Tomori ia bën të vështirë

Beratasit rezistuan pak, goli i Hysollit nuk mjafton

- ERJON SALIU

Ruçi e Xheferson u japin trepikëshi­n ballshiotë­ve

Bylisi rikthehet te fi torja pas disfatës me Kastriotin dhe barazimit me Elbasanin. Skuadra e Arian Bellait e nis në mënyrën më të mirë të mundshme fazën e tretë, teksa në Ballsh mund Tomorin me rezultatin 2-1. U duk se do ta kishte të lehtë skuadra mallakastr­iote, kur Ruçi shënoi shpejt golin e avantazhit, por barazuan miqtë me anë të Hysollit me një eurogol. Në pjesën e dytë, Xheferson u ka dhënë 3 pikët ballshiotë­ve që ruajnë kreun e klasifikim­it. Ndërsa Tomori me këtë humbje vazhdon që të rëndojë pozitat në fundin e renditjes.

Ndeshja -Takimi nis me ritëm, madje ka përplasje në mesfushë, ku nuk mungojnë kartonët. Bylisi e gjen golin e parë në minutën e 17-të herët, me një aksion që nis nga mbrojtja vendase, Ruçi lirohet në hyrje të zonës dhe gjuan bukur duke ndëshkuar skuadrën e vendlindje­s. Ballshiotë­t nuk e ulin ritmin, por edhe beratasit provojnë të ndërtojnë inkursione me Hysenin dhe Hysollin. Në minutën e 40- të, nga një goditje dënimi, Hysolli gjuan drejt e në portë nga 20-22 metra dhe portieri Beqaj e mbrojtja vendase mendojnë se topi po shkon jashtë, por “sfera” shkund trekëndësh­in e portës dhe përfundon në rrjetë. Në shifrat 1-1 u mbyll pjesa e parë. Fraksioni i dytë nis me zëvendësim­e në të dy kampet, ku gjithçka lidhet me

arritjen e fitores. Bylisi që në minutat e para krijon mundësi shënimi me Xheferson, Souza dhe Kamara. Presioni vjen e rritet për miqtë që ngjishen në mbrojtje të rezultatit. Por në minutën e 64-t “thyhet” mbrojtja mike, ku Xheferson Kibe arrin të finalizojë topin e dhënë nga Trumçi dhe 2-1 për Bylisin. Në minutat në vazhdim të dy trajnerët bëjnë

rifreskime­t e radhës të skuadrave, por pa mundur që të ndryshojë rezultati. Një duel që mbyllet më duartrokit­je nga tifozët vendas dhe ndeshje “fair-play”. Bylisi vijon i qetë kryesimin dhe marshimin drejt Superiores, ndërsa Tomori shton pikëpyetje­t për mbijetesën, gjë e cila u pa edhe te mosprononc­imet pas ndeshjes nga beratasit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania