Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi thyen rekord në Turqi, Ajeti supergol

Mbrojtësi shkëlqen kundër ekipit të legjendës Haxhi në Rumani

- KRISTI SEJATLLARI

Sulmuesi bëhet golashënue­si më i mirë i huaj për Koniaspori­n

Sokol Cikalleshi rikthe het të shënojë në ka mpionatin turk, duke gjetur rrjetën e parë për vitin 2024 me fanellën e Koniaspori­t. Në minutën e 12-t të takimit, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar në avantazh skuadrën e tij ndaj Pendikspor­it. Ndërkohë në pjesën e dytë të ndeshjes, për Koniaspori­n u aktivizua edhe Valon Et’hemi i cili gjeti rrugën e rrjetës dhe siguroi fitoren. Për 26 vjeçarin ky ishte goli i parë pas transferim­it në janar. Sa i përket ekipit të Pendikspor­it, Endri Çekiçi e ndoqi nga stoli këtë humbje 0-2.

REKORDI I CIKALLESHI­T

Sokol Cikalleshi, me golin e shënuar ditën e djeshme, ka thyer një rekord të klubit. Sulmuesi kavajas bëhet futbollist­i i parë i huaj më i mirë për Koniaspori­n, pasi ka shënuar 27 gola në 101 paraqitje. Shqiptari 33-vjeçar ka kontratë me klubin turk deri në verë. Ndërkohë këtë sezon, ai është golashënue­si më i mirë i ekipit me 9 gola të shënuar. Ky muaj do ta shohë sulmuesin të angazhohet edhe me ekipin kombëtar, në miqësoret që Shqipëria do të luajë ndaj Kilit dhe Suedisë, më 22 dhe 25 mars.

AJETI SHËNON NË RUMANI

Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti, nxori nga repertori i tij një gol spektakola­r, në duelin ndaj Farul Konstantas të legjendës rumune Xhorxh Haxhi. Ishte minuta e 82-të, ku pas një goditje nga këndi, topi shkoi te Ajeti, që me një koordinim perfekt, me një gjuajtje në stil “volej” e dërgoi topin në trekëndësh, duke shtangur të gjithë të pranishmit në shkallët e stadiumit dhe jo vetëm. Një realizim fantastik ky nga ana e shqiptarit, që i dhuroi një pikë të rëndësishm­e skuadrës së tij Kluzh, në duelin ndaj Farul Konstantas që përfundoi me shifrat 1-1. Për Ajetin ky ishte goli i tretë në 20 ndeshje me fanellën e rumunëve të Kluzh, që drejtohen nga një legjendë si, Adrian Mutu. Ajeti mungoi në grumbullim­in e fundit të Kombëtares që sollën edhe kualifikim­in në Europian. Mbrojtësi në muajin nëntor ishte i dëmtuar dhe nuk mund të jepte kontributi­n e tij për përfaqësue­sen.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania