Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja, “shuplakë” Naftëtarit

- ARBEN ÇEPANI

Lezhjanët shpërthejn­ë në transfertë, pesë gola për të mbajtur kreun e grupit

Besëlidhja kalon me sukses transfertë­n e Kuçovës, duke fituar me rezultatin e thellë 5-0 kundër Naftëtarit. Edhe pse rezultati të lë përshtypje­n e një dominimi total të lezhjanëve, në fushë nuk ka ndodhur kështu. Miqtë vuajtën shumë në pjesën e parë, derisa në minutën e 37- të gjetën golin e parë mbrojtësit Arsen Elbasani. Në fakt, ky gol u kontestua nga kuçovarët, të cilët pretenduan për një pozicion jashtë loje në momentin e goditjes. Kalimi në avantazh pa u mbyllur pjesa e parë çliroi lezhjanët dhe në të njëjtën kohë goditi Naftëtarin. Përpara se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes, ishte Musaraj për Besëlidhje­n që dyfishoi shifrat. Me një avantazh të dyfishtë, lezhjanët janë më të qetë në pjesën e dytë. Megjithatë, kuçovarët e nisin

këtë fraksion më mirë dhe në minutën e 61- të pretendojn­ë për një 11- metërsh. Dibra preku topin me dorë në zonë, por për gjyqtarin kryesor, Dishani, devijimi ishte i pavullnets­hëm. Pas këtij momenti, kuçovarët duken të dorëzuar në fushë, ndërsa miqtë shënojnë edhe tre gola të tjerë

deri në fundin e takimit. Gjikolaj, Musaraj sërish dhe në fund Kaçeli, vulosën fitoren 05 në Kuçovë. Pas këtij triumfi në stadiumin “Bashkim Sulejmani”, Besëlidhja vazhdon të kryesojë renditjen, edhe pse me pikë të barabarta me Valbonën. Nga ana tjetër, Naftëtari po përjeton një prej momenteve më të errëta si klub në dy dekadat e fundit. Këtë sezon skuadra kuçovare rrezikon të zbresë në Kategorinë e Tretë, që është niveli i katërt i futbollit në vend. Me tetë pikë pas 15 javësh kampionat, e pozicionua­r në vendin e 10-të, Naftëtarit i duhet të luajë një ndeshje shtesë për qëndrimin në të Dytë, gjithnjë nëse kampionati do të mbyllej sot. Në javën e ardhshme kuçovarët luajnë në transfertë kundër Veleçikut, ndërsa Besëlidhja e drejtuar nga Dritan Smajli, pret Murlanin. Kjo e fundit është edhe rival direkt me Naftëtarin për vendin që të shpëton nga kategoria. Pas përjashtim­it të Shënkollit, ekipi që duket më afër rënies është Albanët. Mirëpo, në pozicionin ku ndodhen kuçovarët, rregullorj­a përcakton një ndeshje shtesë për qëndrimin me ekipin e tretë më të mirë të Kategorisë së Tretë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania