Panorama Sport (Albania)

Interi kërkon pikët e vjetshme, Xhenoa është në moment pozitiv

-

* Interi nuk ka humbur asnjë nga 9 ndeshjet e fundit kundër Xhenoas në Serinë A duke marrë 7 fitore dhe 2 barazime. Zikaltrit kanë pësuar vetëm 1 gol në këtë periudhë. Hera e fundit kur ka fituar Xhenoa ndaj Interit është në 17 shkurtin e vitit 2018, 2-0 në Ferraris.

* Interi dhe Xhenoa kanë barazuar 2 ndeshjet e fundit në kampionat vetëm 1 herë në Serinë A.

* Interi ka fituar të nënta ndeshjet e luajtura në shtëpi kundër Xhenoas në kampionat. Vetëm ndaj Fiorentinë­s (12) dhe Leçes (10) ka ecuri më të mirë në "San Siro".

* Në rast të një suksesi kundër Xhenoas, zikaltrit do të arrijnë 72 pikë në 27 ndeshjet e para, ekzaktësis­ht aq sa kishin vjet (në 38 javë të luajtura). Mund të arrijë 9 fitore radhazi në Serinë A për herë të parë me Inzagin. Hera e fundit që ka bërë më mirë ka qenë me Konten në prillin e vitit 2021.

* Xhenoa është e pamposhtur në 10 nga 11 ndeshjet e fundit në kampionat duke marrë 4 fitore dhe 6 barazime. Vetëm Interi ka pasur ecuri më të mirë me ndeshje pa humbje gjatë kësaj kohe. * Me 4 golat e realizuar kundër Atalantës, Interi është skuadra që ka shënuar më shumë gola në këtë sezon në 5 kampionate­t kryesorë në Europë 67. Ka bërë më mirë sesa Liverpuli dhe Bajerni me 63 gola.

* Vetëm Herri Kejn ka shënuar më shumë gola sesa Lautaro Martinez 27 me 23 në këtë sezon në 5 kampionate­t kryesorë të Europës.

* Tripleta e fundit në Serinë A e Henrik Mkitarian është shënuar pikërisht ndaj Xhenoas kur mbante veshur fanellën e Romës. * Mateo Retegi është i vetmi lojtar me nënshtetës­i italiane që ka shënuar të paktën 2 gola si me të majtën, me të djathtën dhe me kokë në këtë sezon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania