Panorama Sport (Albania)

Barcelona del huq në Bilbao, nuk di të hap garën

Mundësi e humbur për t’iu afruar Realit e Gironës

- Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI

Katalanasi­t s’kanë shkuar më shumë se një barazim

Rivali i Barcelonës nuk ishte aspak i lehtë. Për më shumë në fushën e tij në “Catedral”, aty ku pak javë më parë e kishte eliminuar nga Kupa e Mbretit. Por duke parë frenimin plot polemika të Realit në Valencia dhe humbjen e Gironës në Majorka, skuadra e Ksavit duhet të kishte bërë një sforco më shumë. Por në fund lajmet në tërësi kanë qenë negative. Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola duke humbur një shans për të parakaluar Gironën në vendin e dytë dhe ngushtuar me 6 pikë diferencën me Realin kryesues. Një mundësi e humbur për ta intriguar më shumë garën e titullit në Spanjë. Por ka dhe më. Barcelona ka humbur dy lojtarë shumë të rëndësishë­m 9 ditë para sfidës së kthimit në Ligën e Kampioneve

kundër Napolit. De Jong e Pedri kanë pësuar dëmtime në dukje jo të lehtë. E për t’i vënë kapak kanë qenë kartonët e verdhë të Arauhos dhe Ksavit që nuk do të jenë për takimin e së premtes së ardhshme përballë Majorkës së Muriqit. Një mbrëmje jo në tërësi për Barcelonën.

Bilbao dhe Barça kanë ndarë pikët në një ndeshje plot intensitet, e luftuar nga minuta e parë deri në të fundit dhe me pak raste për shënim. Barcelona ka qenë më dominuese në pjesën e parë, duke pasur më shumë kontrollin e topit dhe krijuar mundësi të mira me Kristensen

dhe Fermin Lopez, por pa ditur t’i shfrytëzoj­ë si duhet. Nga ana e tyre baskët kanë bërë pak në 45 minutat e para. Në pjesën e dytë takimi ka qenë më i ekuilibrua­r, sepse dhe vendasit kanë shtyrë përpara. Por si Barça dhe Bilbao janë treguar të kujdesshme, duke mos lënë

shumë hapësira. Valverde dhe Ksavi janë përpjekur t’i ndryshopjn­ë fatin takimit me zëvendësim­et e kryera që gjithsesi nuk kanë dhënë rezultat. Në fund një barazim që lë shije jo të mirë për Barçën, por dhe për Bilbaon që mbetet 5 pikë nga zona Champions.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania