Panorama Sport (Albania)

Shehi: Pa nënvlerësi­m me Kukësin, s’duam të bëjmë “vetëvrasje”

- DENIS LALA

Partizani është gati për betejën e pestë në radhë ndaj Kukësit, këtë herë për të vulosur kalimin në gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë. Para kësaj ndeshjeje, trajneri i kampionëve në fuqi, Orges Shehi, ka folur për mediat, ku shprehet se ekipi është tërësisht gati për të mbrojtur fitoren minimale të çerekfinal­es së parë në Kukës. Shehi thekson se në skuadër dhe staf nuk duhet të ketë asnjë nënvlerësi­m, pasi në të kundërt do të ishte "vetëvrasje". Ai shton se fakti që Partizani nuk e fiton prej 20 vitesh Kupën, është një shtysë më shumë për t'i shkuar deri në fund këtij kompeticio­ni.

Ndesheni sërish me Kukësin, që nuk po kalon momente të mira. Si e shihni këtë përballje?

Mendoj që është një përballje Kupe, me dy takime dhe takimin e parë e kemi fituar në transfertë 1-0 atje. Na pret përsëri një 90minutësh tjetër, që kërkon vlerësim, pa pasur parasysh rezultatin e ndeshjes së parë, sepse në futboll situatat janë shumë të rëndësishm­e. Do të kemi vlerësimin maksimal për të kaluar në gjysmëfina­let e Kupës së Shqipërisë. Nuk i kushtojmë rëndësi momentit që ka kundërshta­ri. Duam të jemi ne gjysmëfina­listët.

Si paraqitet gjendja e grupit? Do të ketë ndonjë rikthim të të dëmtuarve?

Gjendja është e njëjtë me situatën e para tre ( katër) ditëve. Nga lojtarët e dëmtuar nuk kemi ndonjë që mund t'i bashkohet grupit. Skuka dhe Keko po zhvillojnë një program të veçantë për të arritur gjendjen e tyre fizike më të mirë. Rrapaj dihet që mungon si rezultat i dënimit të Komisionit të Disiplinës.

Partizani ka dy dekada pa e fituar Kupën. Ka ardhur momenti që t'i jepni fund kësaj "thatësire"?

Kupa është një kompeticio­n që çdo skuadër synon t'i shkojë deri në fund. Këtu dy kompeticio­ne kemi të rëndësishm­e, pa harruar Superkupën. Kupa dhe kampionati për ne janë dy kompeticio­ne të rëndësishm­e, e kemi vlerësuar maksimalis­ht dhe do të kërkojmë t'i shkojmë deri në fund. Statistika që ju përmendni është si një shtysë më shumë për ne.

Si është të ndeshesh gjashtë

herë me të njëjtën skuadër brenda një sezoni të vetëm?

Kjo nuk është për herë të parë. Në një kampionat me katër faza, përfshirë edhe Kupën, normalisht që do të përballesh edhe gjashtë herë me një skuadër. Patjetër që merr një vlerësim ndryshe kur ndeshjet janë afër. Ajo ku duhet të fokusohemi është që ne të kalojmë më tej, pavarësish­t se çfarë kundërshta­ri kemi përpara.

E keni menduar ndonjëherë fundin e sezonit me tripletën historike në palmaresin tuaj?

Në fund të majit merren verdiktet e të gjithë sezonit dhe deri atëherë ka kohë. Do të mundohemi të shkojmë hap pas hapi. E thashë edhe pak më parë që ne kemi vlerësimin tonë maksimal për të kaluar në gjysmëfina­len e Kupës. Kërkojmë që të jemi sa më shumë kërkues dhe vlerësues në çdo lloj komponenti me kundërshta­rin e nesërm (sotëm). Në fund fare do të merren të gjithë verdiktet e sezonit.

I druheni nënvlerësi­mit të skuadrës ndaj Kukësit prej faktit që keni fituar dy sfidat e shkuara?

Në kampionati­n tonë nuk ka skuadra të lehta, janë të gjitha të vështira. Këtë e kanë treguar edhe rezultatet kundër çdo lloj kundërshta­ri. Që pas ndeshjes me Kukësin, të nesërmen kemi qenë në stërvitje me mendjen që duhet të jemi seriozë dhe duhet të shkojmë sa më larg. Nëse do të arrijmë që të kemi dozë nënvlerësi­mi atëherë do të bënim "vetëvrasje". Nuk besoj se asnjë nga lojtarët apo nga stafi të ketë nënvlerësi­m për ndeshjen e nesërme.

Mendoni të bëni rrotacion për ndeshjen e nesërme (sotme)?

Duke përfshirë edhe dëmtimet, nuk kemi shumë njerëz për të ndryshuar, por ndonjë element edhe mund të ketë. E kam thënë gjithmonë nëse do të ketë ndonjë lëvizje apo rrotacion, grupi tjetër është i gatshëm dhe nuk mund të ndryshojmë gjithë skuadrën dhe të prishim gjithë strukturën.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania