Panorama Sport (Albania)

Mehmeti: Synojmë edhe Kupën, sot për fitoren e radhës

- DENIS LALA

Adnard Mehmeti erdhi vetëm në verë te Parti zani, por është mes afrimeve që u ambientua më shpejt dhe ka arritur të tregojë mjaft vlera. Së fundmi është kthyer nga një dëmtim dhe në sfidën e shkuar ndaj Kukësit shënoi golin e dytë sezonal. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport" mesfushori flet për aventurën me "demat" dhe është i bindur se në fund feston titullin kampion.

Adnard, sa e rëndësishm­e ishte ajo fitore me Kukësin

për momentin ku ndodheshit?

Ishte shumë e rëndësishm­e që t'i merrnim ato tri pikë për faktin se duhet të luftojmë në renditje, por gjithashtu për aspektin psikologji­k na duhej me patjetër një fitore pas atij rezultati negativ në ndeshjen

e shkuar të kampionati­t me Skënderbeu­n. Bëmë detyrën ndaj Kukësit dhe tashmë vijojmë përpara hap pas hapi.

Sa ju ndihmon goli i shënuar në aspektin personal?

Normal që më ndihmon, sepse nuk ka shumë kohë që jam kthyer nga një dëmtim dhe ky gol më ndihmon jashtëzako­nisht për të rritur besimin në vete dhe për t'u kthyer në formën time maksimale.

Duket sikur u ndalët disi nga dëmtimi dhe tashmë po hasni vështirësi për fanellën e titullarit. Si e prisni sezonin në vazhdim?

Fati nuk ka qenë me mua, sepse kam pësuar disa dëmtime, por tashmë jam rikthyer dhe jam tërësisht gati. Askush nuk e ka të lehtë te Partizani, sepse këtu luajnë lojtarët më të mirë në Shqipëri. Mua më takon të jap më të mirën, pjesa tjetër i përket trajnerit.

Mendoni se në fazën finale të kampionati­t ku po hyjmë tashmë, Partizani do t'i lërë pas luhatjet?

Shpresojmë që pas kësaj fitoreje ndaj Kukësit situata në skuadër akoma më e mirë dhe presioni negativ të vijë gjithnjë e në ulje. Jam i sigurt se Partizani do të rrugëtojë me qetësi drejt katërshes së parë dhe më pas në "Final 4" do të jetë tjetër histori. E dimë mirë se na pret një sezon i fortë, por në fund bëhemi ne kampionë.

Mendoni se i keni forcat dhe mundësitë për ta parakaluar Vllazninë?

Ne jemi Partizani. Normalisht që i kemi forcat dhe gjithçka është në lojë. Do të tentojmë gjithçka vetëm në një mënyrë, duke i marrë ndeshjet një e nga një, me vlerësimin e duhur.

Luani sërish me Kukësin, këtë herë për të shkuar në gjysmëfina­le të Kupës. Besoni se do të merrni fitoren e radhës?

Ne nuk nënvlerëso­jmë asnjë kundërshta­r dhe kësaj ndeshjeje i kemi dhënë vlerësim maksimal. Do të hyjmë për fitoren e radhës, megjithëse rëndësi ka kalimi në raundin tjetër.

Sa e rëndësishm­e është Kupa për Partizanin?

Çdo trofe i futbollit shqiptar është i rëndësishë­m për Partizanin dhe Kupa nuk bën përjashtim, do të synojmë t'i shkojmë deri në fund.

Me cilin prej shokëve të ekipit shpenzoni më shumë kohë?

Përgjithës­isht shpenzoj kohë me të gjithë, por më së shumti me Leart Zekollin, me të cilin na lidh më shumë edhe jeta jashtë fushës.

Kujt i dëgjohet më shumë fjala në skuadër?

Kapitenit Alban Hoxha. Është një ikonë e Partizanit, por edhe një lider në dhomat e zhveshjes. Nuk është nga ata që flasin shumë, por kur flet të gjithë heshtim dhe e dëgjojmë.

Po ai që bën më shumë shaka dhe ngre humorin e ekipit?

Valentino Murataj. Është shumë aktiv në atë çfarë ndodh gjatë stërvitjev­e dhe ndeshjeve. Nuk i kursen as shakatë në momente të vështira. I zhdramatiz­on situatat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania