Panorama Sport (Albania)

Lushnja ndan 400 milionëshi­n, Ololan e gëzon goli i parë

Sulmuesi del garant për objektivin e verdhejesh­ilëve

- ALBAN ALUSHI

Këshilli Bashkiak shpërndan buxhetin vjetor të skuadrës

Lushnja është një ndër klubet e Kategorisë së Parë, që është në varësi të plotë të bashkisë, në marrëdhëni­e donacioni. Vetëm njësia vendore, pa përfshirë sekondaret, subvencion­on klubin me 40 milionë lekë( të rinj). Edhe për 2024ën shifra është e njëjtë me vitet e kaluara. Në mbledhjen e radhës Këshilli Bashkiak miratoi ndarjen e shpenzimev­e sipas muajve të planit vjetor 2024. Gazeta “Panorama Sport”, ju sjell edhe tabelën e miratuar nga këshilltar­ët e Bashkisë Lushnjë.

KAMPIONATI- Lushnjarët humbën sërish në Peshkopi. Pas duelit të dyfishtë, lushnjarët kanë humbur terren në tabelë. Kanë mbetur në vendin e shtatë duke e thelluar diferencën në –6 pikë nga

Korabi i vendit të gjashtë. Nga ana tjetër, është afruar Burreli që është një pozicion më poshtë dhe me vetëm një pikë më pak se Lushnja. Skuadra e Maganit ishte drejt barazimit falë golit të sulmuesit Romeo Olola, por e mbetur me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Sulovarit, Lushnja u ndëshkua në minutën e pestë të shtesës. Në një prononcim për gazetën, sulmuesi Olola i ardhur në merkaton e janarit, flet për golin e parë dhe situatën. “Jam i lumtur që shënova golin e parë me Lushnjën, por humbëm 1-2 dhe kjo nuk më gëzoj. Falënderoj trajnerin që më besoi të jem titullar. Është e vështirë për t’u përtypur mënyra se si humbëm. Barazimi ishte rezultati më i drejtë, pasi na mbante më pranë Korabit. Qëllimi im është të shënoj më shumë gola dhe ekipi të arrijë objektivin, ‘play-off’-in. Më gëzoi goli i parë dhe jam shumë i motivuar për ndeshjet në vazhdim”, deklaroi sulmuesi nga Bregu i Fildishtë. Pas dy humbjeve radhazi, verdhejesh­ilët do të luajnë derbin me Apoloninë në vazhdimësi të fazës së tretë të kampionati­t.

 ?? ?? Romeo Olola, sulmuesi 19-vjeçar i Lushnjës
Romeo Olola, sulmuesi 19-vjeçar i Lushnjës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania