Panorama Sport (Albania)

Treni: Luzi luan me zemër, nuk i trembemi as Bylisit

-

Luzi 2008 për pak ka befasuar Elbasanin, teksa shënoi i pari me atë eurogol fantastik të Patrik Trenit. Sulmuesi durrsak shënoi golin e tij të 9-të duke dëshmuar se vërtet mbetet ndër lojtarët më të mirë të Kategorisë së Parë. Për sulmuesin Patrik Treni, Luzi luajti si i barabartë me Elbasanin dhe ndryshimi i vetëm ishin milionat që Elbasani ka investuar. “Mendoj se kemi luajtur një ndeshje sa të bukur aq edhe të barabartë. U gëzova pa masë teksa shënova me një moment jo të lehtë, mes mbrojtësve vendës. Ishim të pafat në atë gol të barazimit të Elbasanit, pasi jam i bindur se nëse nuk do pësonim aq shpejt, Elbasani do futej nën presion dhe do ta kishim më të lehtë me kundërsulm­et tona. Sidoqoftë, në futboll ka edhe humbje, por përballë kryesuesve të investuar me miliona, Luzi 2008 tregoi se më shumë sesa milionat vlen zemra, dëshira, egoja dhe besimi në vetvete”, tha fillimisht sulmuesi Treni. Luzi nuk ka investuar miliona si Elbasani, por ka sulmin më “vrasës” me treshen Çuçka–treni-mandela. Janë vetëm 21-vjeçarë dhe kushdo e ka pranuar forcën e tyre. Shembulli ideal ishte kur Luzi me 10 vetë mposhti Burrelit. Për të gjitha këto, Patrik Treni mendon se Luzi nuk është dorëzuar kurrë. “Edhe para disa ditësh e thashë se mbijetesa do të jetë e vështirë, por jo e pamundur. Për një gjë ju siguroj, se çdo ekip përballë Luzit do të vuajë shumë nëse do të kërkojë fitoren. Ndeshja në Elbasan dhe ajo më herët me Burrelin, treguan çfarë mund të bëjmë. Tani na pret një tjetër kryendeshj­e ndaj Bylisit. Nuk mund të garantoj se do fitojmë patjetër, por një gjë ju siguroj, Bylisi ashtu si Elbasani duhet të vuajë shumë dhe fundi nuk mund të parashikoh­et. Ne s’kemi çfarë të humbim dhe ndaj Bylisit do të synojmë atë lojë që bëmë në Elbasan”, përfundoi Treni. FERIZ FERIZAJ

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania