Panorama Sport (Albania)

Tirana e Vllaznia ndajnë kreun, Valentina Troka shkëlqen me 9 gola

FUTBOLL FEMRA/ U zhvilluan ndeshjet e javës së 11-të

-

Kampionati kombëtar i futbollit për femra ka mbyllur të dielën javën e 11-të me ndeshjen e zhvilluar në fushën “Skënder Halili” ndërmjet Tiranës dhe Laçit. Vajzat bardheblu vijojnë ecurinë e shkëlqyer në kampionat, teksa triumfuan me rezultatin tenistik 6-0, duke ruajtur pozitat në vendin e parë të renditjes. Zarka me dopietë, Musaj, Ago dhe Berisha ishin protagonis­tet e golave për ekipin që drejtohet nga Alpin Gallo. Me pikë të barabarta me Tiranën ndodhet edhe Vllaznia, e cila gjithashtu regjistroi fitore me goleadë në tranfertën e Durrësit kundër Teutës. Kampionet në fuqi triumfuan me rezultatin 0-8, ku spikatën Gjergji, Gjini dhe Yamada me nga një dopietë secila, ndërsa rrugën e rrjetës për skuadrën kuqeblu e gjetën gjithashtu edhe Kodra e Coka. Apolonia u tregua e papërmbajt­shme në transfertë­n në Korçë ndaj Skënderbeu­t. Të udhëhequra nga Valantina Troka, vajzat fierake fituan me rezultatin dyshifror 0-16. Tashmë në mungesë të Megi Doçit, e cila ende nuk e ka provuar shijen e golit në Turqi me

Gallatasar­ajin, Valentina Troka po përgatit festën për kurorën e dytë radhazi si mbretëresh­a e golave në Shqipëri. Sulmuesja fierake realizoi plot në 9 gola ndaj Skënderbeu­t, ndërsa emrin në listën e shënueseve e vendosën edhe Levenaj me tripletë, Ndoj me dopietë

si dhe Nyabuta e Xhindola me nga një gol secila. Partizani ka marrë një sukses të rëndësishë­m për zonën “Final 4”, teksa mundi në transfertë Gramshin në shifrat 1-9. Golat për të kuqet mbajnë firmat nga Begallo, Goro, Liridona Gashi dhe Koka me nga një dopietë secila, gjithashtu një herë rrjetën e tundi edhe Egzona Gashi. Fitore me vlera për zonën “play off” shënoi edhe Kinostudio, teksa vajzat e Gëzim Gjonpalajt fituan 4-0 në shtëpi ndaj Lushnjës, sukses që erdhi falë dopietave nga Bushati dhe Lulaj. ABDULLA DUSHKU

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania