Panorama Sport (Albania)

Deliallisi ulet në stol për një ndeshje: E kalojmë Vllazninë

-

Ekipi i Erzenit luan sot në transfertë ndeshjen e kthimit të çerekfinal­es në Kupë kundër Vllaznisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 17:00. Shanset për të kaluar në gjysmëfina­le janë të mëdha, pasi shijakasit kanë fituar ndeshjen e parë me rezultatin 2: 1, falë golave të shënuar nga Asani dhe Kacbufi. Në krye të pankinës pas largimit të trajnerit Skerdi Bejzade, është vendosur përkohësis­ht Alfred Deliallisi, i cili në një prononcim për “Panorama Sport” shprehet se ai do e drejtojë ekipin vetëm për këtë sfidë, pasi po shihen alternativ­at për emërimin në stol. Deliallisi flet dhe për gjendjen e skuadrës përpara përballjes së dytë ku kërkon që të jepet maksimumi, pasi me anë të sakrificës mund të bëjnë një hap të madh drejt një trofeu të rëndësishë­m, atë të Kupës, duke kaluar në gjysmëfina­le. Përsa i përket gjendjes në kampionat, ai beson, për vetë faktin se janë shumë pikë në lojë: “Jam caktuar për të drejtuar skuadrën, por vetëm për këtë ndeshje, pasi drejtuesit janë në çaste përzgjedhj­eje të trajnerit të ri. Në Shkodër, shkojmë për gjithçka, për të dhënë maksimumin e për t’u kualifikua­r. Pra po, besoj se e kalojmë, pasi ekipi ka kualitete dhe cilësi, dhe se në momente delikate, siç jemi ne momentalis­ht, do i nxjerrin akoma dhe më shumë në pah ato. Organika është e plotë, përveç Sadikit i cili është i dëmtuar. Për situatën në kampionat, besimi nga ana jonë është 100%, pasi janë shumë pikë në lojë, dhe e kemi vetë në dorë, ndaj të ngremë moralin e të luftojmë pavarësish­t vështirësi­së së kundërshta­rëve”, përfundoi Deliallisi. ERALD DERVISHI

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania