Panorama Sport (Albania)

Kejn i pandalshëm: Perfekte, momenti më i mirë i sezonit

- Përgatiti: SAIMIR MBËRSI

Herri Kejn rezultoi ven dimtar në suksesin e pastër të Bajern Mynih kundër Lacios, takimi i vlefshëm për fazën me eliminim direkt në Champions. Sulmuesi anglez kontribuoi me dopiet, ndonëse trajta e finalizime­ve nuk ishte e një shkalle të lartë vështirësi. Futbollist­i me numër "9" në kampin e bavarezëve u shpall edhe lojtari i ndeshjesh, ndërsa në prononcimi për media, ai e vendosi theksin tek niveli i lartë i grupit në përgjithës­i.

TAKIMI-"VËRTET takim perfekt nga ana jonë. E them me gojën plotë prezenca jonë më e mirë në sezonin aktual. Nëse krahasojmë duelin e parë më këtë të kthimit nuk ka asnjë të përbashkët. Kontigjent­i reagoi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe për këtë jam shumë i lumtur, sikurse krenarë. Paraqitje të tilla mund të na ngrejnë shumë lartë. E kemi kualitetin për t'u ndeshur me më të mirët", tha me nota të larta optimizmi shënuesi më i mirë në ekip.

FINALIZIME­T-"GOLI i parë erdhi në hyrje të zonës. Ne kemi praktikuar edhe në seancat stërvitore situatë të ngjashme dhe ja ku jemi. Të nuhasësh golin nuk është aq e thjeshtë sa duket, prandaj vendosja në pozicionon e duhur merr vlerën e saj. Konkretizi­mi i dytë ishte më i thjeshtë. Gola janë detyra ime dhe më bëjnë të ndihem i lumtur, aq më tepër kur edhe ekipi merr fitoren".

SITUATA ME TUHELIN"Më duket disi e çuditshme. Të gjithë kanë përgjegjës­i në ekip nga trajneri e deri tek ne lojtarët, kështu që faji i rezultatev­e të dobët në kampionat peshon për të gjithë, jo vetëm mbi trajnerin. Ne dëshirojmë ta mbyllim sezonin në mënyrën më produktive, aty ku përmirësim­i përbën një komponent thelbësorë. Nëse mbajmë të njëjtin temp, dëshirë dhe përkushtim, i bindur se përfundimi do na buzëqesh", e mbylli Herri Kejn.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania