Panorama Sport (Albania)

Tomori: Ndihem një mbrojtës total, te Milani mësova se si fitohet

Nga dëmtimi tek objektivat, anglezi rrëfehet për klubin

-

Televizion­i zyrtar i Milanit ka nisur një cikël emisionesh të titullar “Gameplay” ku në fokus është mënyra e lojës së çdo futbollist­i. I ftuari i kësaj jave ishte Fikajo Tomori, i cili ka dhënë disa deklarata mjaft interesant­e.

A ndiheni një mbrojtës total?

Them se po. Mundohem të përshtat lojën time në varësi të rivalëve që kanë pika të forta dhe karakteris­tika ndryshe nga të miat. Gjithmonë mundohem t’i shtoj diçka lojës time duke kërkuar përmirësim­in. Sidoqoftë, në futbollin e sotëm është e vështirë të jesh i kompletuar në çdo aspekt.

Si zgjodhët të ishit mbrojtës?

Si çdo fëmijë edhe unë e kam nisur në sulm, por me kalimin e viteve jam tërhequr në pozicionin tim dhe si qendërmbro­jtës ndihem mirë, pasi është një rol që përshtatet me cilësitë e mia. Jam shumë i shpejtë dhe gjithmonë e kam parë veten si shpëtimtar situatash.

Sa jeni përmirësua­r në Itali?

Duke fituar përvojë në Serinë A e kam kuptuar edhe më fort rëndësinë e aspektit difensiv. Trajneri më kërkon gjëra të veçanta dhe në çdo moment e dimë ku janë rivalët, ndërkohë që në Angli luaja më tepër i shtyrë nga instinkti. Eksperienc­a në Itali më ka ndihmuar të përmirësoj rolin tim dhe të lexoj lojën.

Pioli ju quan regjisor i prapavijës. Ndiheni i tillë?

Te Milani e ndërtojmë lojën që nga portieri dhe e gjithë mbrojtja është e përfshirë në manovër. Sigurisht që nuk e luaj topin deri në sulm, por mundohem t’ua jap në mënyrën më të mirë atyre që kanë më shumë teknikë. E vërtetë është që me ardhjen në Itali më është dashur të luaj më shumë topin e të bëj më shumë pasime. Përse shumica e trajnerëve kërkojnë ndërtimin e manovrës me mbrojtës?

Sepse duke u përfshirë të gjithë arrijmë të avancojmë në bllok dhe jemi më të besueshëm. Sigurisht që për një lojë të tillë kërkohet përdorim i mirë dhe vendimet e duhura nga të gjithë, por synimi është që gjithkush të jetë në pozicionin më të mirë për të bërë diferencën.

Cilat janë kriteret e pasimit?

Varet nga trysnia që ushtrojnë rivalët dhe mënyra e tyre për të na vënë në vështirësi. Ndeshjet janë të ndryshme dhe gjithmonë ka situata për të cilat nuk jemi të përgatitur, por skenari nuk parashikoh­et dot kurrë në tërësi ndaj secili duhet të ketë disa zgjidhje. Personalis­ht synoj të tentoj më shumë pasime të rrezikshme që më pas të jemi në situata ofensive që përbëjnë më shumë rrezik.

Ju shquheni për nuhatjen e golit...

Kam punuar shumë për të rritur efikasitet­in tim brenda ndeshjeve. Goli te jep një ndjesi fantastike sepse përveç gëzimit, kupton se ke qenë në vendin e duhur. Golat e mi kanë ardhur me skemë e kjo më lumturon edhe më tepër. Sidoqoftë, nuk e harroj se cila është detyra ime kryesore.

Çfarë mendoni për markimin agresiv?

Është nga pikat e mia të forta. E preferoj shumë duelin fizik, madje jam shquar edhe ndaj rivalëve me përmasa më të mëdha se të

 ?? ?? Fikajo Tomori, 26 vjeç
Fikajo Tomori, 26 vjeç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania