Panorama Sport (Albania)

Vllaznia shuan iluzionet e Erzenit, e eliminon me 6 gola

Shijakasit luftojnë me 10 vetë, kontestojn­ë gjykimin

- ADMIR URUÇI

Kuqebluve u duhen 120 minuta dhe një lojtar më shumë

Vllaznia shkon në gjysmëfina­le të Kupës së Shqipërisë, duke u kualifikua­r me rezultatin e përgjithsh­ëm 7- 3. Ndeshja e kthimit me Erzenit rezultoi ndoshta pak më e vështirë nga sa ishte menduar, edhe pse kundërshta­ri luajti me 10 vetë që në fundin e pjesës së parë, kur Atanda u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes së VAR-IT. Planet e Vllaznisë u prishën nga autogoli i Stojanoviç pasi kishte kaluar një orë lojë. Shijakasit bënë maksimumin e tyre, duke e çuar kualifikim­in në shtesë, aty ku muskujt e tyre u dorëzuan dhe Erzeni pësoi 4 gola, 3 nga i njëjti autor, Gomesh. Dy herë shënoi Balaj dhe një herë Mala. Nuk munguan polemikat për gjykimin në këtë ndeshje, veçanërish­t për episodin e ndëshkimit me karton të kuq të Atandës.

PJESA E PARË – Pas disa minutash shumë të qeta, Vllaznia nisi ofensivën e saj me Grudën nga e majta. Me shpejtësin­ë e tij sulmuesi mbante në presion mbrojtjen e Erzenit, të cilën e mposhti në minutën e 13-të dhe i dhuroi Malës topin e golit të parë. Në një moment tjetër Gruda u lirua mirë dhe preferoi të gjuante vetë, por pa rezultat. Shijakasit, që e nisën ndeshjen me Zekën në stol, tentuan të shënonin me goditjet e Kahrimanov­iç e Asanit. Në fundin e kësaj pjese shkodranët e panë veten në superiorit­et numerik, sepse Kuka, me sugjerimin e VAR-IT, ndëshkoi me të kuq Atandën për faullin ndaj Grudës, që fillimisht e kishte ndëshkuar me të verdhë. Menjëherë Vllaznia pati disa mundësi të mira dhe në të fundit për këtë pjesë Balaj dyfishoi shifrat me një gjuajtje të saktë tokazi në zonë, pas asistit të Malës.

PJESA E DYTË – Erzeni rikthehet në fushë me dy ndërrime, me Zekën e Peposhin forcat shtesë. Loja e shijakasve ndryshon ndjeshëm dhe ata, edhe pse në inferiorit­et numerik, kërcënojnë herë pas herë. Pas një aksioni nga e djathta gjejnë golin, pas një devijimi fatal të Stojanoviç drejt rrjetës së portës së tij. Një gol ky që godet shkodranët, të cilët hasin vështirësi për të goditur portën e Erzenit dhe koha e rregullt përfundon 2- 1. Në shtesë ndryshon muzika. Miqtë nga Shijaku duan ta çojnë kualifikim­in te penalltitë,

por nuk është dakord Vllaznisë, që realizon plot 4 gola të tjerë. Protagonis­t është sulmuesi Gomesh, i futur në fushë nga stoli. Braziliani gjen golin me një gjuajtje me kokë fillimisht, duke i dhënë një goditje të fortë

Erzenit, më pas shënon edhe dy herë të tjera në shtesë. Mes golave të tij është edhe një i Balajt. Vllaznia siguron kalimin në gjysmëfina­le, por nuk i duhej kjo lodhje kaq e madhe para ndeshjes me Skënderbeu­n në kampionat.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania