Panorama Sport (Albania)

Ndryshime në FSHF, zbulohen dy emrat që u rriten “gradat”

Pritet të caktohet disenjator i huaj për arbitrat

- KRISTI SEJATLLARI

Aldi Topçiu dhe Fulvio Pea, me kompetenca të reja

Ndoshta kishte ardhur momenti dhe prandaj Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet për ndryshime thelbësore, që do të arrijnë deri në kupolën e saj drejtuese. Pas zgjerimit të stafit në vitet e fundit, kjo e diktuar edhe nga rritja e aktivitete­ve futbollist­ike, “Panorama Sport” zbulon ekskluzivi­sht, se në FSHF do të ketë ndryshime në strukturën organizati­ve, nga ku do të preken kompetenca­t e drejtuesve të lartë. Mësohet se Sekretari i Përgjithsh­ëm i FSHF-SË, Ilir Shulku, nuk do të ketë kompetenca të njëjta, kjo edhe për shkak të mënyrës së funksionim­it që institucio­ni i futbollit do të ketë shumë shpejt. Në Asamblenë e Përgjithsh­me të Zakonshme që do të mbahet, statuti i FSHF-SË do të pësojë ndryshimet e nevojshme, për të mbërritur te një tjetër model funksionim­i si institucio­n. Por, jo vetëm, pasi lëvizje pritet të ketë edhe në ekipet kombëtare, ku mund të preken disa trajnerë moshash. Gjithashtu, lëvizje do të ketë edhe në sektorin e arbitrimit, nga ku mendohet që disenjator­i të jetë i huaj. Ndryshime do të ketë edhe në sektorë të tjerë, si ai i

garave, edukimit dhe licencimit të klubeve. PEA-TOPÇIU

Burime në institucio­nin e futbollit shqiptar, i treguan dje gazetës se Drejtori i Departamen­tit Ligjor dhe Licencimit në FSHF, Aldi Topçiu, do të marrë kompetenca shumë të rëndësishm­e, aq sa “de facto” e bëjnë numrin 2 të federatës. Po ashtu, një rol kyç do të ketë edhe italiani Fulvio Pea, i cili aktualisht është Drejtori Teknik i ekipeve kombëtare.

Ky i fundit është përgjegjës që nga ekipet zinxhir dhe deri tek programi që duhet të ndjekin shoqatat rajonale me futbollist­ët në gjithë Shqipërinë, të cilët kalojnë në një seleksioni­m të vazhdueshë­m. Kësisoj, Topçiu dhe Pea do të kenë kompetenca më të mëdha në vazhdimësi, duke qenë praktikish­t në rolin e administra­torëve të sektorëve më të rëndësishë­m. Të gjitha këto lëvizje pritet të zyrtarizoh­en së shpejti.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania