Panorama Sport (Albania)

Mihaj: Europiani një ëndërr, Silvinjo solli frymë tjetër

Mbrojtësi: Krenar për Kombëtaren, ja pse zgjodha Portugalin­ë

-

Enea Mihaj është gjithmonë i gatshëm për ekipin kombëtar, pavarësish­t se hapësirat në mbrojtje janë disi të ngushta. Mbrojtësi, që është pjesë e Famalikaos, tregon sesi ndihet në Portugali dhe pse zgjodhi këtë kampionat, kur kishte oferta edhe më të mira në anën financiare. Ai gjithashtu ka një koment për Kombëtaren shqiptare, punën e Silvinjos në ekip dhe Europianin e Gjermanisë në muajin qershor: “Jam i lumtur në Portugali dhe në skuadrën e Famalikaos. Kam ritëm konkurrues dhe jam duke u zhvilluar dita- ditës. Këto janë dy gjërat më të rëndësishm­e për një futbollist. Kisha disa propozime që ishin më të mira financiari­sht, por doja të luaja në një ligë ku mund të rritesha dhe prandaj zgjodha Portugalin­ë”, tha në fillim të intervistë­s Enea Mihaj. KOMBËTARJA- Mbrojtësi i qendrës që është grumbullua­r edhe nga Silvinjo në eliminator­et e Europianit, flet për Kombëtaren shqiptare dhe ndryshimin që ka sjellë trajneri brazilian në ekip: “Jam shumë i lumtur dhe krenar që arritëm të kualifikoh­eshim dhe që mora pjesë në këtë rrugëtim. Është hera e dytë në historinë e Shqipërisë që ia del mbanë të kualifikoh­et për në Europian. Në vitin 2016 dhe 2024. Është një ëndërr e realizuar. Punoj çdo ditë për t’u përgatitur, është ëndrra e çdo futbollist­i të jetë në një kompeticio­n të tillë. Silvinjo solli një frymë tjetër në Kombëtare, ai ishte një futbollist i madh dhe ka shumë njohuri. Besoj se do të arrijë në nivel shumë të lartë në të ardhmen. Ai na ka ndihmuar shumë si grup dhe është një pjesë e madhe e suksesit”, shtoi ai për “Sportime”.

PAOK- Mihaj mbërriti në verën e vitit 2019 te klubi grek, por për tri vite qëndrim, ai mendon se aventura e tij mund të kishte shkuar më mirë nëse nuk do ta penalizont­e një dëmtim i rëndë që pësoi: “Kam qëndruar në PAOK për 3 vite. Po të mendosh për vitet dhe aktivizime­t që kam pasur, nuk kanë qënë ideale. Sigurisht që një dëmtim i rëndë më kushtoi vitin tim të dytë në ekip. Në atë vit skuadra u eliminua nga garat europiane. E kuptoni sa e vështirë ishte të shfrytëzoj­a shanset e mia. Megjithatë, më vonë e tregova se mund ta ndihmoja ekipin. Mendoj se

kam arritur gjërat që kam ëndërruar, kemi fituar një titull kampion dhe kemi shkuar shumë larg në Europë. Mendoj se karriera ime te PAOK mund të ketë pasur një zhvillim tjetër, por ende nuk mund ta di. Sa i përket trajnerëve që kam punuar, me Abel Ferreirën mësova shumë. Me Pablo Garsinë nuk punova shumë, por ai i bëri lojtarët që të luanin me shpirt. Luçesku është një trajner special. Për momentin nuk e mendoj të kthehem në Greqi, por nuk dihet kurrë se çfarë do të sjellë e ardhmja”, përfundoi Mihaj.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania