Panorama Sport (Albania)

Mbrojtja për t’u ribërë, Hoxhallari tremb Tiranën

- OLSI AVDIAJ

Tirana arriti të kualifiko hej për herë të 40-të në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë, por tani mendjen e ka tek Egnatia. Dhe pikërisht për këtë ndeshje, sfidat që duhet të kaloj Erbim Fagu janë të mëdha dhe të sikletshme. Këtë herë në mbrojtje. Pa Filip Najdovskin të dëmtuar, Ermal Metën që ka mbyllur sezonin, problemeve i shtohet edhe Rimal Haxhiu që mungon për shkak kartonësh. Mirëpo problemi i fundit mund të jetë Erjon Hoxhallari. Kapiteni la lojën i dëmtuar në Elbasan, për shkak të një problemi në mbrojtje. Ndonëse do të jetë diçka e veçantë për "Hoxhën", pasi ai nuk dëmtohet lehtë, mbrojtësi rrezikon sfidën me Egnatian. Kjo do të thotë që nëse edhe Hoxhallari nuk ia del këto dy ditë, të dielën Tirana do të bëjë pa tre mbrojtjes dhe në fushë do të jetë vetëm një lojtar i këtij reparti. Në "magazinë", Fagu ka vetëm Micin që luan majtas, Përgjonin që është po në këtë krah dhe Bruno Lulajn. Trajnerit të ri i duhet të zgjidhë një rebus për formacioni­n pasi duhet të ribëjë mbrojtjen. Lëvizja e vetme është që para Kozit të aktivizohe­n Mici, Lulaj dhe Përgjoni. Më pas Patrik, Deliu, Lushkja, Jonuzi e Latifi. Në sulm dyshja Latifi-nikqi. Në stol vetëm të rinj. Shkurt, Fagu dhe lojtarët duhet të bëjnë një mrekulli para ekipit të "parë në klasë", pasi mungesa e Hoxhallari­t do të përmbushë gjithë ekuilibrat e skuadrës.

RINOVIMET - Problemi i Tiranës në mbrojtje nuk është vetëm ndeshja me Egntian. Nëse bardheblut­ë nuk zhbllokojn­ë merkaton rrezikojnë të humbasin edhe dy mbrojtës të tjerë. Prej javësh Tirana është duke diskutuar çështjen e rinovimeve. Janë disa lojtarë që duhet të rinovojnë, sepse në të kundërt mund të largohen me parametra zero nga skuadra bardheblu. Është e sigurt, që nga tavolina e bisedimeve për rinovim duhet të kalojnë Filip Najdovski, Bruno Lulaj e ndonjë lojtar tjetër. Mbeten për t'u parë nëse këta lojtarë do të firmosin për sezonin e ri futbollist­ik. Klubi po diskuton edhe me lojtarë të tjerë për zgjatjen e kontratave, por gjërat do të zbulohen në javët në vazhdim. Tiranës, nga maji 2024, i duhet një skuadër tjetër për të afruar nëse nuk mban dy qendërmbro­jtësit Lulaj dhe Najdovski. Të paqarta janë kontratat me disa lojtarë që janë afruar më parë si në mesfushë, edhe në sulm.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania